KMDLNJ: Lajçak, paternalist i skajshëm ndaj Serbisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i143840-kmdlnj_lajçak_paternalist_i_skajshëm_ndaj_serbisë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po e përdor këtë proces për ta pasuruar CV-në dhe ngritjen në karrierë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 12, 2023 16:15 Europe/Tirane
  • KMDLNJ: Lajçak, paternalist i skajshëm ndaj Serbisë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po e përdor këtë proces për ta pasuruar CV-në dhe ngritjen në karrierë.

Ky është qëndrimi i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, që me një komunikatë shpërndarë  mediave, deklaron se shumë herë në deklarata publike, Lajçak ka demonstruar paternalizëm të skajshëm për Serbinë duke bërë presion ndaj Kosovës, edhe jashtë mandatit të përcaktuar nga BE.

KMDLNJ deklaron se emisari evropian, me ndërhyrjet në punë të brendshme të një shteti të pavarur dhe sovran, duke kërkuar që ura mbi lumin Ibër të mos hapet për qytetarë, del kundër kësaj vlere dhe të drejte të njeriut siç është liria e lëvizjes.

“Josep Borrell, në jo pak raste ishte treguar arrogant dhe kërcënues ndaj politikanëve kosovarë me shantazhin se; ‘ai (dhe Lajçaku) nuk janë thjeshtë lehtësues por përcaktues edhe për vendimet që duhet t’i marrin politikanët kosovarë'”, shkruan në reagimin e KMDLNJ.

 “Po në vendin ku Lajçaku merr rrogë marramendëse për rolin që po e luan në Kosovë, liria e lëvizjes konsiderohet dhe trajtohet si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut”.