Mijëra njerëz protestojnë në Beograd kundër dhunës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i143874-mijëra_njerëz_protestojnë_në_beograd_kundër_dhunës
Disa mijëra njerëz në Beograd kanë protestuar me moton “Serbia kundër dhunës” dhe kanë kërkuar dorëheqjen të zyrtarëve të caktuar. Të tubuarit, në disa raste ka brohoritur “Dorëheqje” dhe “Vuçiç largohu”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 13, 2023 04:22 Europe/Tirane
  • Mijëra njerëz protestojnë në Beograd kundër dhunës

Disa mijëra njerëz në Beograd kanë protestuar me moton “Serbia kundër dhunës” dhe kanë kërkuar dorëheqjen të zyrtarëve të caktuar. Të tubuarit, në disa raste ka brohoritur “Dorëheqje” dhe “Vuçiç largohu”.

Kjo është protesta e dytë kundër dhunës, e cila u mbajt me ftesë të opozitës parlamentare pro-evropiane, pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë javën e kaluar. Me ftesë të organizatorëve, pjesëmarrësit e protestës bllokuan urën Gazela, e cila është më e qarkulluara në autostradën në Beograd. Organizatorët theksuan se Gazela është “i vetmi institucion në vend që funksionon”. Bllokimi i kësaj rruge kyçe në qytet, ka zgjatur rreth dy orë. Organizatorët deklaruan se janë përmbushur dy kërkesa – caktimi i seancës së Kuvendit të Serbisë dhe dorëheqja e ministrit të Arsimit, Branko Ruzhiç. Deputeti i Partisë Demokratike, Sërgjan Millivojeviq, ftoi protestuesit që të premten e ardhshme të dalin para Kuvendit të Serbisë, në kohën kur do të mbahet seanca me kërkesë të opozitës.

Zbulohet dokumenti i Asocacionit, zbardhet plani i ndërkombëtarëve

Draft-statuti i propozuar me 2 maj në Bruksel nga Ekipi Menaxhues i përbërë nga serbë të Kosovës dhe i formuar me Planin e Zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2013 bie ndesh pikërisht me këtë marrëveshje dhe me atë të parimeve të përgjithshme të vitit 2015, thuhet në një dokument ekskluziv të publikuar nga Albanian Post, i shkruar nga një diplomat i lartë ndërkombëtar i pozicionuar brenda procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas këtij  dokumenti, Asociacioni nuk do të jetë as çfarë kërkon Serbia dhe as çfarë është në gjendje të ofrojë Kosova, por një përzierje e “një forumi për bashkëpunim ndërkomunal, një organ për të mbrojtur interesat e komunitetit serb të Kosovës dhe një autoritet administrativ me detyra të kufizuara dhe të rregulluara ligjërisht”.