Osmani:Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, jo vetëm të rëndësishme, por ekzistenciale
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i144326-osmani_marrëdhëniet_kosovë_shba_jo_vetëm_të_rëndësishme_por_ekzistenciale
Osmani në fillim i falënderoi senatorët për vizitën e sotëm në Kosovë, e cila tha se ky takim vjen pas takimit të saj në SHBA ditë më parë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 22, 2023 15:25 Europe/Tirane
  • Osmani:Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, jo vetëm të rëndësishme, por ekzistenciale

Osmani në fillim i falënderoi senatorët për vizitën e sotëm në Kosovë, e cila tha se ky takim vjen pas takimit të saj në SHBA ditë më parë.

“Siç ka m thënë shpesh, marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës, nuk është vetëm e rëndësishme por ekzistenciale”, tha presidentja Osmani, derisa shtoi se të dy dhomat e Kongresit kanë luajtur rol historik në ndërtimin e këtij relacioni, veçanërisht Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë, në Senat, i cili në javën e kaluar mbajti një seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor, për çka edhe i falënderoi.

Presidentja Osmani, më tej, shtoi se Kosova është partneri kryesor i SHBA-së në këtë rajon, ndërsa përmendi të dhënat nga organizatat  vendore e ndërkombëtare, më saktë, amerikane, si  dhe nga bashkëpunimi i çdoditshëm Kosova, me krenari, konsiderohet si vendi më pro-amerikan në botë.

“Politika e vendit tonë është e rreshtuar 100% me çdo vendim të politikës së jashtme e të  sigurisë me SHBA dhe me BE-në, siç është dëshmuar me vendimet tona përkrahëse ndaj Ukrainës, me sanksionet kundër Rusisë , si dhe me përkrahjen me përpjekjet amerikane për të evakuuarit nga Afganistani”, tha presidentja Osmani.

Ajo, mes tjerash shtoi se në këtë kohë, kur e gjitha arkitektura e sigurisë së Evropës po sfidohet nga mendësi hegjemoniste e autokratike, Kosova nuk ka dyshim se për ku qëndron dhe për çka punon. Kosova, tha presidentja, është gjithnjë në anën e SHBA-së dhe aleatëve të tjerë.

“Është në anën e lirisë dhe të demokracisë”, sqaroi presidentja Osmani.

 Ndërkohë, ajo vuri përmendi edhe stërvitjet ushtarake “ Deffender Europe 2023”, ku Kosova, pas SHBA-së, ka numrin më të madh të ushtarëve që marrin pjesë në ato ushtrime, me çka po dëshmohet se Kosova është gati të ulet krah për krah me SHBA dhe shtet tjera anëtare të NATO-s.

E para e vendit në këtë takim shprehu nevojën e bashkëpunimit ushtarak me SHBA, sepse ky bashkëpunim ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme në vend, por edhe jashtë kufijve tanë, duke kontribuar për paqe kudo në botë. Po kështu ajo tha se ka kërkuar mbështetje edhe në organizatat ndërkombëtare, ku Kosova do të kontribuonte për paqen, stabilitetin dhe sfidat tjera në prosperitetin global, sepse, siç tha ajo, anëtarësimi i Kosovës në këto organizata do të ishte veprim i qartë  në favor të paqes në rajon, si dhe kundërpërgjigje e fuqishme ndaj atyre që dëshirojnë të na kthejnë prapa në vitet ’90-ta e, mbi të gjitha, përfituesit do të ishin të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim.

Ndërkaq për dialogun presidentja Osmani tha se ka njoftuar senatorët për listën e gjatë të shkeljeve nga ana e Serbisë.

“Kjo për mua nuk është temë e thjeshtë administrative, se kush e ka listën më të gjatë të obligimeve të pazbatuara, por ka të bëjë me paqene stabilitetin në rajonin tonë”, tha presidentja Osmani, teksa shprehu shpresën që zëri i Senatit amerikan të vazhdojë më tej të jetë i qartë kundër strukturave ilegale që po i terrorizojnë qytetarët serbë në veri të vendit e të cilët janë pjesë e grupeve kriminale transnacionale të krimeve të organizuara siç është thënë nga Thesari amerikan.

Ndërkaq sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të fundit të arritura në  Bruksel e Ohër, e para e vendit tha se Kosova nuk do t’i ikë detyrimeve të saja. Kosova do të zbatojë secilin detyrim që është arritur si pjesë e këtij dialogu.

Ajo, më tej, sqaroi rolin e komunave në koordinimin mes tyre por gjithnjë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, ngase, siç u shpreh presidentja multietniciteti është vlerë e mishëruar në Kushtetutën tonë, të cilën duhet ta mbrojmë dhe ta promovojmë më çdo kusht.

RTKlive