Fillon stërvitja dyjavore e NATO-s në Ballkan
(last modified Tue, 23 May 2023 05:51:45 GMT )
May 23, 2023 07:51 Europe/Tirane
  • Fillon stërvitja dyjavore e NATO-s në Ballkan

Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” zhvillohet për herë të dytë në vendin tonë.

Rreth 7 mijë trupa amerikane dhe 17 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere do të marrin pjesën në stërvitjen që do të shtrihet në 10 vende të ndryshme evropiane. Ndërsa 800 trupa të Forcave të Armatosura shqiptare do të stërviten me aleatët amerikanë dhe ata të NATO. Për këtë aktivitet stërvitor janë vënë në dispozicion hapësira ajrore, detare si dhe poligoni kombëtar i Bizës në Martanesh, baza e Zall Herrit dhe ajo e Farkës.  Për një ushtarak amerikan një stërvitje e tillë shfaq aftësitë dhe kapacitetet mes partnerëve duke shërbyer në shkëmbimin e eksperiencave. ”Trajnimi është shumë i rëndësishëm pasi tregon angazhimin për të qenë bashkë dhe për të mësuar nga aftësitë e njëri-tjetrit dhe për të përforcuar mënyrën e bashkëpunimit. Është tregues i partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA. Shqipëria është një mundësi e mirë për ta realizuar këtë stërvitje”, thotë ai. Kureshtja e madhe për t’i parë nga afër mjetet ushtarake bëri që shumë qytetarë t’i bashkoheshin kësaj arene luftarake. Për të gjithë sytë kuriozë të qytetarëve shqiptarë mjetet ushtarake tokësore, ajrore dhe detare do jenë edhe më 23 Maj në sheshin ‘Nënë Tereza’. I pranishëm në cermeoninë e nisjes ka qenë dhe Presidenti Bajram Begaj, i cili në fjalën e tij konfirmoi mbështetjen e palëkundur dhe gatishmërinë e vendit tonë për të intensifikuar gjithmonë e më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Më tej ai theksoi se Shqipëria është e përkushtuar në misionin e saj si faktor stabilizues ne Ballkan dhe eksportuese e sigurisë në rajon e më gjerë. Sipas Begajt, është koha për të marrë përgjegjësitë tona është tani dhe reagimi duhet t‘i përgjigjet sfidave aktuale. “Dy vite me parë, kur nisëm punën për stërvitjen Defender Europe 2021, e dinim se sfida ishte tepër e madhe për kapacitetet e vendit tonë. E megjithatë ne arritëm të tregojmë se dimë të ngrihemi me përgjegjshmëri në lartësinë e detyrës dhe se Shqipëria jonë e vogël, në fakt, rreh më shumë se pesha e saj.

Tags