Basha sulmon Berishën nga Shkodra: Nuk reflektoi, 14 maji është prova
(last modified Sun, 28 May 2023 06:19:28 GMT )
May 28, 2023 08:19 Europe/Tirane
  • Basha sulmon Berishën nga Shkodra: Nuk reflektoi, 14 maji është prova

Lulzim Basha zhvilloi pasditen e së shtunës një takim me të rinj në Shkodër.

 I pyetur për motivin e rikthimit në politikën aktive Basha tha se dorëheqja e tij erdhi në një situatë të pazakontë për PD-në dhe gjesti i tij kishte për qëllim një reflektim nga Sali Berisha, i cili sipas tij është shkaktari i përçarjes së PD-së.  Basha theksoi se nga ana e Berishës nuk pati asnjë reflektim dhe këtë e provon më së miri humbja e 14 majit. “Prej një viti gjërat kanë shkuar më keq, kisha pasur një fije shprese për reflektim, që të tërhiqej edhe ai, por gjërat shkuan keq e më keq. Ja ku jemi sot, s’kam asnjë pishman që kam marrë atë vendim para një viti, sepse mendoj që një nga detyrimet kryesore është që kur vijnë momente të tilla të sakrifikojnë veten apo të atyre që udhëheqin. Vendimin e kam marrë në atë momente për të mos i shërbyer ndarjes së demokratëve, për të kërkuar reflektim. Nuk ka ndodhur, gjërat janë më keq, 14 maji është prova. Në momentin e tërheqjes e kam bërë të qartë, nuk heq dorë nga përgjegjësia që kam për qytetarët”, tha Basha.

Tags