Begaj: Mos të lejojmë provokimet që destabilizojnë Kosovën dhe rajonin
Qershor 18, 2023 09:16 Europe/Tirane
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj është takuar me krerët e shteteve të rajonit në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog.
Ai ndau me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, si dhe Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç vizionin e tij përbashkëpunim dhe gjithëpërfshirje. Në qendër të bisedave ishin zhvillimet në Veriun e Kosovës. Presidenti Begaj nënvizoi nevojën që vendet e rajonit anëtare në NATO, duhet të flasin me një zë për mos lejimin që provokime të ndryshme ta destabilizojnë Kosovën dhe të gjithë rajonin. Pjesë e diskutimeve me presidentët ishin dhe efektet që ka prodhuar lufta në Ukrainë për rajonin në tërësi.
Tags