DASH ultimatum Vuçiç: Të lirohen menjëherë 3 policët e Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i145584-dash_ultimatum_vuçiç_të_lirohen_menjëherë_3_policët_e_kosovës
Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç që të lirohen menjëherë tre policët e Kosovës që u rrëmbyen më 14 qershor.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 18, 2023 09:16 Europe/Tirane
  • DASH ultimatum Vuçiç: Të lirohen menjëherë 3 policët e Kosovës

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç që të lirohen menjëherë tre policët e Kosovës që u rrëmbyen më 14 qershor.

 Në  një njoftim për mediat, DASH thekson se arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar.  “I bëjmë thirrje presidentit Vuçiç dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar”- thuhet në njoftimin e DASH. Më tej  DASH i bën thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndjekin planin trepikësh të përshkruar nga BE-ja dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.