Tensionet në veri të Kosovës, Lajçak pritet të vizitojë Uashingtonin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i145634-tensionet_në_veri_të_kosovës_lajçak_pritet_të_vizitojë_uashingtonin
Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak është shprehur se do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë për të biseduar për zhvillimet e javëve të fundit në veri të Kosovës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 19, 2023 09:22 Europe/Tirane
  • Tensionet në veri të Kosovës, Lajçak pritet të vizitojë Uashingtonin

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak është shprehur se do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë për të biseduar për zhvillimet e javëve të fundit në veri të Kosovës.

 Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lajçak ka deklaruar se kjo vizitë e tij vjen mes ftesë të Uashingtonit zyrtar.  “Në fillim të kësaj jave, i informova kolegët e mi në Bruksel për vizitën time të fundit të përbashkët në rajon, situatën aktuale dhe rrugën përpara. Gjatë vizitës sime në selinë e NATO-s, u takova edhe me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mircea Geoana për të diskutuar situatën në veri të Kosovës. Të dy ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin. Më tej e theksova këtë pikë teksa iu drejtova ambasadorëve të NATO-s dhe BE-së. Do të shkoj në Uashington DC më pas me ftesë të partnerëve të mi amerikanë. Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm”, ka thënë ai.