Lulzim Basha nis fushatën për kreun e PD
(last modified Sat, 24 Jun 2023 18:51:05 GMT )
Qershor 24, 2023 20:51 Europe/Tirane
  • Lulzim Basha nis fushatën për kreun e PD

Lulzim Basha nis të hënën fushatën elektorale për kryetarin e PD, zgjedhjet për të cilin do të mbahen në 29 korrik.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Basha do ta nisë fushatën me një takim me bazën e PD në degën nr.4 në Tiranë. Tri ditë më parë kryesia e Partisë Demokratike miratoi kandidaturat e Gjergj Hanit dhe Lulzim Bashës në garën për kryetar të kësaj partie. Pjesa më e madhe e grupit parlamentar të PD përfshirë sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie Gazment Bardhi kanë dalë kundër vendimit të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar për të mbajtur zgjedhjet për kryetar në 29 korrik, duke e cilësuar vendim të nxituar.

Tags