Rama takim me Presidentin e Këshillit Europian, ja çfarë diskutuan
Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ku në fokus të bisedës së tyre ka qenë situata në Kosovë duke theksuar se të dy kanë qenë të një mendje se lirimi i policëve të Kosovës ishte i vonuar.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai shkruan se domosdoshmëria e de-përshkallëzimit është rruga e duhur drejt fazës finale të dialogut për marrëveshjen e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. “Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar! Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush.”- shkruan Rama.