Rama ndan lajmin e mirë: Shqipëria pjesë e Programit të Europës Digjitale
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i146080-rama_ndan_lajmin_e_mirë_shqipëria_pjesë_e_programit_të_europës_digjitale
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare më Facebook se nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 01, 2023 09:04 Europe/Tirane
  • Rama ndan lajmin e mirë: Shqipëria pjesë e Programit të Europës Digjitale

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare më Facebook se nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale.

“Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro,” – shkroi Rama. Kryeministri bëri me dije se agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE.