Balliu: Qeveria Rama është përfaqësuese direkte e interesave të Beogradit në rajon
Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me trajtimin mediatik në Shqipëri për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.
Balliu u shpreh se “të gjitha mediat e Ramës” janë shprehur kundër Kosovës dhe pro Vuçiçit, ndërsa shtoi se këto media pranë kryeministrit “nuk kanë shkruar asnjë gërmë për krimet e Serbisë apo rrezikun serb”. Sipas tij është e qartë se qeveria Rama është përfaqësuese direkte e interesave të Beogradit në rajon. Te gjitha mediat e Edi Ramës kundër Kosovës pro Vuçiçit. Asnjë gërmë e shkruar apo e artikuluar për krimet e Serbisë në mediat e Ramës,asnjë gërmë për rrezikun Serb asnjë gërmë për rrezikun Rus,asnjë gërmë për kërcënimet me gjak,e asnjë gërmë për ministrin e Millosheviçit. Vetëm sulme ndaj Kosovës,sulme ndaj demokracisë,sulme ndaj Shqipërisë,sulm ndaj kombit dhe cdo shqipëtari. Tanimë është e qartë se qeveria Rama është përfaqësuese direkte e interesave të Beogradit në rajon. Si rjedhoje beteja kundër tij nuk është thjeshte politike, por është nje beteje jetike për të mbrojtur Shqipërine dhe interesat tona kombëtare.