Nënshkruhen 13 marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i146308-nënshkruhen_13_marrëveshje_mes_kosovës_dhe_shqipërisë
Zyra e kryeministrit Albin Kurti ka lajmëruar me anë të një njoftimi se janë nënshkruar 13 marrëveshje mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 08, 2023 07:09 Europe/Tirane
  • Nënshkruhen 13 marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Zyra e kryeministrit Albin Kurti ka lajmëruar me anë të një njoftimi se janë nënshkruar 13 marrëveshje mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë.

Këto marrëveshje do të duhej të nënshkruheshin në takimin e dy qeverive, i cili nuk u zhvillua pas një vendimi të marrë nga kryeministri Rama.Nënshkrimi i marrëveshjeve u vu si kusht nga Kurti për të pasur takim me kryeministrin Rama i cili vizitoi Kosovën këtë të enjte. Para se të shkonte në Prishtinë, kryeministri Rama shkroi në Tëitter se 13 marrëveshjet ishin firmosur dhe i ishin dërguar Ministrisë së Jashtme në Kosovë dhe se ato do të hynin në fuqi menjëherë kur të firmoseshin edhe nga pala kosovare.Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga kryeministri Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite, shkroi Rama në Tëitter më herët.Marrëveshjet u nënshkruan pavarësisht se dy kryeministrat nuk u takuan.Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar ditën e sotme 13 marrëveshje, memorandume bashkëpunimi dhe deklaratë. Pas nënshkrimeve nga ministrat e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ka pasuar nënshkrimi nga ana e ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e të dyja shteteve.Gjatë dy viteve të fundit, janë mbajtur dy mbledhje të Qeverive në të cilat janë nënshkruar 41 marrëveshje qeveritare, ndërministrore e ndërinstitucionale. Kësaj radhe, edhe pse pa mbledhje të dy Qeverive, u nënshkruan 13 sosh, që mbulojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, nga siguria e drejtësia deri tek arsimi dhe kultura.Me qëllim krijimin e një hapësire të lirë për ndërveprimin e njerëzve, ideve, kapitalit dhe fushave të tjera të përbashkëta, si dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë për shtetasit e dy vendeve, është nënshkruar marrëveshja për njohjen reciproke të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit.Për të zhvilluar bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, promovimin e tregtisë dhe lehtësimin e procedurave kontrolluese, është lidhur marrëveshje për lehtësimin e procedurave të kontrollit të produkteve të origjinës jo-shtazore.