Begaj nga Pusteci: Minoriteti maqedonas me rëndësi për marrëdhëniet mes vendeve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i146830-begaj_nga_pusteci_minoriteti_maqedonas_me_rëndësi_për_marrëdhëniet_mes_vendeve
Presidenti Bajram Begaj deklaroi nga Pusteci gjatë vizitës që bëri me homologun e tij nga RMV, Stevo Pendarovski se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta dhe po punojnë për anëtarësimin në BE.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 24, 2023 08:54 Europe/Tirane
  • Begaj nga Pusteci: Minoriteti maqedonas me rëndësi për marrëdhëniet mes vendeve

Presidenti Bajram Begaj deklaroi nga Pusteci gjatë vizitës që bëri me homologun e tij nga RMV, Stevo Pendarovski se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta dhe po punojnë për anëtarësimin në BE.

Në Bashkinë Pustec, aty ku jeton komuniteti maqedonas, Begaj u shpreh se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe minoriteti maqedonas në Bashkinë e Pustecit janë të rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy vendeve. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë shumë mirë të integruar, kanë kontribut në shtetformimin e Maqedonisë së Veriut dhe padyshim janë aktivë në jetën politike, ekonomike. Sfidat midis dy vendeve janë të mëdha, sfidat duhet t’i përballojmë së bashku. Një nga këto sfida të kemi mirëqënie për komunitetet tona, për komunitetin maqedonas në Pustec dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, tu krijojmë kushte dhe besoj se kjo vizitë do të shërbejë për forcimin e bashkëpunimit, ” – u shpreh Begaj.