Shqipëria ndalon hyrjen e Marjam Rajavi, lideres së MEK
(last modified Fri, 04 Aug 2023 07:37:38 GMT )
Gusht 04, 2023 09:37 Europe/Tirane
  • Shqipëria ndalon hyrjen e Marjam Rajavi, lideres së MEK

Me anë të një urdhri, autoritetet shqiptare kanë ndaluar hyrjen në këtë vend të Marjam Rajavi, kreut të grupit terrorist të MEK në Shqipëri.

Faqja e internetit Russia Today duke cituar zyrtarë të informuar të sigurisë, raportoi se gjykata shqiptare, me dokumentet e marra së fundmi në çështjen e pastrimit të selisë së grupit Muxhahedin Khalq të Popullit (MEK) në Tiranë, veprimtarinë e tij e quajti terroriste dhe nxori një urdhër për ndalimin e hyrjes së udhëheqëses së këtij grupi Marjam Rajavi, në Shqipëri.

Burime të informuara sigurie bënë me dije se pas marrjes dhe ekzaminimit të dokumenteve të kreut të kësaj bande të frikshme në kryerjen e disa operacioneve terroriste brenda Iranit, SPAK ka lëshuar një urdhër gjykate për të ndaluar udhëtimin e këtij elementi terrorist drejt Shqipërisë. Marjam Rajavi iku nga ky vend dhe shkoi në Francë në qershor të këtij viti, në të njëjtën kohë kur policia shqiptare sulmoi shtabin e terroristëve Ashraf 3. Më 20 qershor, policia shqiptare sulmoi selinë e Ashraf 3 në qytetin Durrës, pasi drejtuesit e grupit hipokrit MEK penguan punën e policisë. Deri atëherë, inspektimet e policisë në Ashraf 3, janë bërë vetëm vende si salla e ngrënies, kuzhina, studio e brendshme etj. Por pas marrjes së informacioneve për disa aktivitete të tjera brenda këtij grupi dhe kampi, si baza e njësisë kibernetike të MEK-ut, policia ka ushtruar më shumë kontroll dhe në atë datë ajo është penguar që të hyjë në kamp. Pas këtij pengimi, njësia anti-terror e policisë shqiptare ka hyrë në këtë kamp me urdhër gjykate dhe ka konfiskuar shumë kompjuterë, hard disqe dhe serverë të njësisë kibernetike të hipokritëve të MEK. Thuhet se në këta serverë ka shumë informacione, duke përfshirë informacione që lidhen me bashkëpunëtorët dhe të infiltruarit e hipokritëve brenda Iranit. Këta serverë dhe informacioni i përfshirë në to janë ekzaminuar dhe përpunuar nga aparati i sigurisë shqiptare dhe disa kanë thënë se ky informacion është transferuar në Iran. Pasi policia hyri në selinë e Ashraf 3, anëtarët e MEK u përleshën me policinë dhe në të njëjtën datë një nga anëtarët e lartë të këtij grupi i quajtur Abdul Vahab Faraji me pseudonimin Ali Mansharari ka ndërruar jetë, 70 persona u arrestuan, dhe 10 persona të tjerë mbetën të plagosur. Në momentin e këtij sulmi, Marjam Rajavi fshihej në një nga godinat e këtij kampi. Ajo më pas u arratis në Francë nga frika se mos ekstradohej në Iran. Pas transferimit të hipokritëve të MEK nga Iraku në Shqipëri dhe largimit nga kufijtë e Iranit dhe natyrisht pas rritjes së moshës mesatare të anëtarëve të këtij grupi, mundësia e dërgimit të ekipeve terroriste brenda Iranit është pothuajse afër zeros dhe për këtë arsye, ata forcën e tyre më të madhe e kanë përqendruar në sulmet kibernetike dhe kanë bërë një fortesë të madhe në hapësirën virtuale. Vitet e fundit, ky grup me ndihmën e një prej qeverive mbështetëse të tij ka përdorur serverët më të avancuar në njësinë kibernetike. Lidhur me këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një deklaratë ku dënonte veprimtarinë e këtij grupi në këtë vend, bëri të ditur se nuk do të lejojë kurrë që vendi i tij të bëhet qendër e aktiviteteve terroriste të këtij grupi kundër Iranit. Ai deklaroi se Shqipëria nuk ka ndërmend të hyjë në luftë me Iranin dhe nuk do të pranojë askënd që ka abuzuar me mikpritjen tonë.