Gusht 05, 2023 10:35 Europe/Tirane
  • Serbia nuk përfill sanksionet amerikane

Presidenti i Serbisë tha: Beogradi nuk do t'i kushtojë vëmendje sanksioneve amerikane kundër katër zyrtarëve serbë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj udhëheqjes së Republikës Sërpska dhe Serbisë nuk ekzistojnë, se ato nuk do të sjellin asnjë të mirë dhe vetëm do t’i dëmtojnë marrëdhëniet e ndërsjella. Mjafton të shohim se ndaj kujt janë sanksionet për ta parë se sa të paanshme janë. Ne jemi një vend i vogël, veçanërisht në krahasim me SHBA-në. Për ne, ato sanksione nuk ekzistojnë dhe ne nuk do të pajtohemi në asnjë mënyrë me ata që vendosën ato sanksione kundër pjesëtarëve të kombit tonë. Për ne, ky është i vetmi vendim i mundshëm, i ndershëm por i vështirë”, tha Vuçiçi më 4 gusht në Banja Lluka të Bosnje dhe Hercegovinës, shkruan gazeta Express. Vuçiçi tha se gjatë dy ditëve të fundit, përveç sanksioneve, ka diskutuar me udhëheqjen e Republikës Sërpska (RS) dhe patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, “për gjithçka që ndodhi dhe mund të ndodhë në Kosovë”.

 

 


 

Tags