PD e Bashës kundërshton KQZ: Demokratët nuk i përfaqëson Partia e Lirisë
(last modified Tue, 22 Aug 2023 07:10:06 GMT )
Gusht 22, 2023 09:10 Europe/Tirane
  • PD e Bashës kundërshton KQZ: Demokratët nuk i përfaqëson Partia e Lirisë

Partia Demokratike zyrtare ka reaguar këtë të hënë përmes një deklaratë për mediet në lidhje me vendimin e Komisionerit Celibashi që ka njohur si partinë kryesore të opozitës, Partinë e Lirisë.

Përmes një deklaratë për mediet, Mirela Karabina është shprehur se vendimi për t’i dhënë Partisë së Lirisë 2 komisionerë në zgjedhjet e Kukësit është qartazi një dëm që iu bëhet demokratëve, të cilët përfaqësohen vetëm nga Partia Demokratike.

Komisioneri Celibashi, edhe njëherë si në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka marrë një vendim politik kundër Partisë Demokratike dhe në shërbim të oligarkisë politike, duke emëruar Partinë e Lirisë si partinë më të madhe opozitare në shkelje të hapur të ligjit. Nëse më 14 maj ndodhi transferimi politik i votës nga Foltorja tek Partia e Lirisë, sot Komisioneri po bën transferimin ligjor duke i konsideruar votat e demokratëve si të LSI-së, tha Karabina.

Tags