Shqipëria bëhet presidentja e radhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Pas Amerikës, presidenca me rotacion e Këshillit të Sigurimit shkoi për Shqipërinë e cila do të jetë në krye të këtij këshilli në muajin shtator, kur do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e 78-të vjetore e Kombeve të Bashkuara.
Sipas reporterit të IRNA, Linda Thomas Greenfield, ambasadorja e SHBA dhe Përfaqësuesja e Përhershme në Kombet e Bashkuara, të enjten me orën lokale, u tha gazetarëve në Kombet e Bashkuara se Shqipëria, si kryetare e radhës e Këshillit të Sigurimit, do të mbajë një takim për Ukrainën në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. Sipas ambasadores amerikane, këtë vit lufta në Ukrainë do të jetë një nga temat kryesore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Asambleja e Përgjithshme e 78-të vjetore e Kombeve të Bashkuara do të fillojë në muajin shtator. Amerika, e cila është një nga anëtarët e përhershëm dhe ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, pas Anglisë u vu në krye të këtij këshilli dhe tashmë presidenca e këtij këshilli do t’i shkojë Shqipërisë.