Daçiq: Serbia nuk mund të dëgjojë SHBA-të që ta njohë Kosovën
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i148336-daçiq_serbia_nuk_mund_të_dëgjojë_shba_të_që_ta_njohë_kosovën
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është avokuesi i raporteve më të mira të mundshme me Shtetet e Bashkuara, por Serbia nuk mund t’i dëgjojë SHBA-të që ta njohë Kosovën.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 07, 2023 20:58 Europe/Tirane
  • Daçiq: Serbia nuk mund të dëgjojë SHBA-të që ta njohë Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është avokuesi i raporteve më të mira të mundshme me Shtetet e Bashkuara, por Serbia nuk mund t’i dëgjojë SHBA-të që ta njohë Kosovën.

Daçiq tha se kushdo që tenton që përmes presionit ta detyrojë Beogradin të bëjë diçka të tillë, nuk do të ketë sukses. “Një qasje e tillë për çështjen e zgjidhjes së problemit në Kosovë asesi nuk do të ketë sukses. Ne kemi nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe mbetemi partner konstruktiv në dialog”, shtoi kreu i diplomacisë serbe. Ai madje theksoi se marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë nuk kanë kurrfarë lidhje mes raporteve të Beogradit me vendet perëndimore. “Kur e ka vizituar për herë të fundit Serbinë ndonjë president i Shteteve të Bashkuara? Shumica prej nesh as që kemi qenë të lindur atëherë. Vizita e fundit e një kryeministri britanik ishte ajo e Margaret Thatcher. Ata vizitojnë çdo shtet tjetër, mendoni se nuk e vizitojnë Serbinë sepse nuk është e fuqishme? Jo! Atëherë si mund të kemi marrëdhënie partneriteti me shtete që nuk tregojnë interesim për ne”, tha Daçiq.