BE-ja kërkon identifikimin e sulmuesve në veri
(last modified Tue, 26 Sep 2023 18:48:47 GMT )
Shtator 26, 2023 20:48 Europe/Tirane
  • BE-ja kërkon identifikimin e sulmuesve në veri

Bashkimi Europian këmbëngul që autorët e sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri të nxirren para drejtësisë dhe të gjitha faktet të verifikohen.

I pyetur se çfarë roli mund të luajë EULEX-i për të mundësuar komunikimin mes autoriteteve policore në Kosovë dhe atyre në Serbi, pasi ato nuk kanë bashkëpunim direkt, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano sqaroi se Misioni i bllokut europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë është në terren dhe po bashkëpunon shumë mirë me autoritetet e Kosovës. “EULEX-i është në terren i angazhuar me kërkesë të Policisë së Kosovës. Bashkëpunimi deri më tani mes tyre është shumë i mirë. Kreu i misionit është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, dhe informon për të gjitha hollësitë në terren”, u shpreh Stano. Ai përsëriti se hetimet vazhdojnë, por përgjegjësit duhet medoemos të përballen me drejtësinë. “Duhet të vërtetohet se kush i bëri këto sulme terroriste, kush i organizoi, kush qëndron prapa tyre dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Sa i përket përgjegjësisë, mosndëshkueshmërisë, qëndrimi i BE-së është i qartë. Të gjithë përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe këtu nuk ka asnjë dilemë”, tha Stano. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka biseduar me Quintin dhe shefin  e delegacionit të BE-së, duket i kërkuar atyre që për të gjitha çështjet e sigurisë në veriun e Kosovës të angazhohet KFOR-i dhe jo Policia. I pyetur se përse EULEX është refuzuar nga policia e Kosovës që të merrte pjesë në operacionin në zonë, u shpreh ai. Qeveria e Serbisë e shpalli të mërkurën ditë zie për ato që i quajti “ngjarjet tragjike” në Kosovë.