Basha pret reporterët e KiE: Qytetarët të zgjedhin deputetin dhe presidentin
(last modified Wed, 27 Sep 2023 07:06:17 GMT )
Shtator 27, 2023 09:06 Europe/Tirane
  • Basha pret reporterët e KiE: Qytetarët të zgjedhin deputetin dhe presidentin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me nënkryetarët Flutura Açka dhe Kreshnik Çollaku, pritën raporterët e Këshillit të Europës të cilët ndodhën në Tiranë.

Ai prezantoi një paketë të hartuar nga ekspertë të PD-së, e cila do të ndihmojë për t’i kthyer shqiptarëve besimin tek vota dhe politika

Sipas Bashës synimi i kësaj pakete është t’iu japë fuqi vendimarrëse dhe një politikë te pastër qytetarëve. Kryedemokrati thotë se reforma zgjedhore duhet t’u japë qytetarëve të drejtën ta zgjedhin deputetin dhe presidentin. Pikat e përfshira në paketë:

Lista të hapura

Barazia e votës

Vota e diasporës

President nga populli

Veting për politikanët

Fund imunitetit nga ndjekja penale.

Tags