Forcat serbe pas paralajmërimit amerikan tërhiqen nga kufiri i Kosovës
(last modified Sun, 01 Oct 2023 08:43:46 GMT )
Tetor 01, 2023 10:43 Europe/Tirane
  • Forcat serbe pas paralajmërimit amerikan tërhiqen nga kufiri i Kosovës

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tërhoqi disa nga trupat e tij nga kufiri me Kosovën pasi SHBA kërcënoi me masa ndëshkuese.

Sipas Guardian, kjo tërheqje ka ndodhur pas njoftimit të shqetësimit të Shtëpisë së Bardhë dhe thirrjes urgjente të Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Anthony Blinken, drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në bisedën e tij me Vuçiç, Blinken kërkoi ulje të menjëhershme të tensionit dhe kthim e palëve në dialogun. Duke e quajtur të paprecedentë procesin e vendosjes së trupave serbe në kufirin me Kosovën dhe duke thënë se Beogradi ka vendosur tanke dhe artileri të avancuara, Amerika kërkoi tërheqjen e Serbisë nga kufiri me Kosovën. Ky qëndrim i Amerikës u mbajt pasi qeveria amerikane e cilësoi si të paprecedentë procesin e vendosjes së trupave serbe dhe vendosjen e bazave ushtarake në kufirin me Kosovën. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, gazetarëve u tha: "Ne kemi monitoruar vendosjen e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën". Ai situatën e krijuar e cilësoi nga dislokimi i artilerisë, tankeve dhe njësive të këmbësorisë të forcave tokësore serbe si një skenë të paprecedentë dhe tha: Ne besojmë se kjo është një “veprim destabilizues”.   Megjithatë, Vuçiç ka mohuar se forcat ushtarake të vendit të tij janë në gatishmëri dhe në një takim me gazetarët i quajti të pavërteta pretendimet për vendosjen e madhe të forcave të tij ushtarake në kufirin e Kosovës dhe deklaroi se nuk e ka lëshuar një urdhër të tillë. Pas përleshjeve vdekjeprurëse të fundjavës së kaluar në një manastir në veri të Kosovës, Serbia ka vendosur tanke dhe artileri pranë kufirit të vendit me Kosovën.  Dhuna, gjatë së cilës u vranë një polic i Kosovës dhe tre persona të armatosur serbë, është një nga tensionet më të rënda mes Serbisë dhe Kosovës. Tensionet etnike u rritën në Kosovë pas zgjedhjeve lokale të majit të kaluar. Serbët refuzuan të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe qeveria e Kosovës zgjodhi kryetarë shqiptarë për zonat e banuara me serbë. Bashkimi Evropian e ka kritikuar këtë veprim të Kosovës. Nga popullsia prej një milion e 800 banorësh në Kosovë, 92% janë shqiptarë dhe vetëm 6% janë serbë. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Serbia, Kina dhe Rusia nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Tags