Nëntor 21, 2023 08:14 Europe/Tirane
  • NATO akuzoi Rusinë për ndërhyrje në Ballkan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në Ballkan dhe ka paralajmëruar mundësinë e shtimit të forcave të kësaj aleance ushtarake në Kosovë.

Sipas IRNA, cituar nga Associated Press, Stoltenberg të hënën gjatë udhëtimit të tij në Sarajevë tha: Aleatët tanë mbështesin fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ne jemi të shqetësuar për retorikën përçarëse dhe separatiste, si dhe për ndërhyrjet e liga të huaja, duke përfshirë Rusinë. Associated Press shkroi: Ka shqetësime të gjera në lidhje me përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Bosnjën dhe vendet e tjera të Ballkanit.  Moska mbështet hapur Milorad Dodik, udhëheqësin pro-rus të serbëve të Bosnjës. Dodik vazhdimisht ka bërë thirrje për shpërbërjen e Bosnjës dhe bashkimin e pjesës serbe të vendit me Serbinë. Stoltenberg tha:  Kjo çështje kërcënon stabilitetin dhe prish reformat.  Të gjithë liderët politikë duhet të përpiqen të ruajnë unitetin, të ndërtojnë institucionet kombëtare dhe të arrijnë paqen dhe pajtimin. NATO luajti një rol të madh në fund të luftës së Bosnjës 1992-1995 dhe zbatoi planin e paqes të SHBA.  Sipas këtij plani, Bosnja ndahej në dy pjesë autonome të serbëve dhe boshnjakëve. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s deklaroi: NATO për shumë vite ka qenë e përkushtuar ndaj Bosnje dhe Hercegovinës. Siguria juaj është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Ai po ashtu shtoi se NATO po shqyrton rritjen e forcave paqeruajtëse në Kosovë për të parandaluar përhapjen e tensioneve dhe krijimin e konfliktit të dhunshëm në Kosovë dhe rajon. Forcat paqeruajtëse veprojnë në Kosovë nën menaxhimin e NATO-s. Kjo forcë përfshin më shumë se 4500 ushtarë nga 27 vende.  Forcat paqeruajtëse të NATO-s janë vendosur në këtë vend që nga lufta e vitit 1999 mes Serbisë dhe shqiptarëve në Kosovë.

Tags