Blinken i kërkon Serbisë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i155022-blinken_i_kërkon_serbisë_normalizimin_e_marrëdhënieve_me_kosovën
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një letre, ka uruar popullin e Serbisë për ditën e shtetësisë dhe njëkohësisht ka inkurajuar këtë shtet që të arrijë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 16, 2024 19:58 Europe/Tirane
  • Blinken i kërkon Serbisë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një letre, ka uruar popullin e Serbisë për ditën e shtetësisë dhe njëkohësisht ka inkurajuar këtë shtet që të arrijë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Blinken, i cili sot qëndroi për vizitë në Shqipëri, kërkoi nga Serbia që të zbatojë zotimet e saj dhe t’i përmbahet dialogut të BE-së për çështjen e Kosovës.

“Ne mbështesim qëllimin tuaj për t’iu bashkuar BE-së dhe presim bashkëpunim me qeverinë e re të Serbisë dhe partnerët evropianë të cilët do ta ndihmojnë Serbinë të përmbushë kriteret për anëtarësim. SHBA inkurajon Serbinë që të përmbushë obligimet e saj dhe të vazhdojë dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin me Kosovën”, thuhet në mesazhin e Blinken.