Osmani: Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i155428-osmani_kosova_do_të_qëndrojë_me_ukrainën_deri_në_fitore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se fitorja e Ukrainës është fitore e Evropës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 28, 2024 20:21 Europe/Tirane
  • Osmani: Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se fitorja e Ukrainës është fitore e Evropës.

Përmes një shënimi në rrjete sociale, Osmani ka thënë se fitorja e Ukrainës ndaj Rusisë “është fitore ndaj atyre që duan ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të rikthejnë mendësinë e dhunës e shkatërrimit”.

Sipas saj fitorja e Ukrainës “është fitore e lirisë”.

Ajo ka shprehur mbështetjen e pa rezervë të Kosovës ndaj Ukrainës përballë këtij agresioni rus.

“Prandaj Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore”, ka përfunduar Osmani.

Në prag të samitit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar për gazetarët se është e bindur që fitorja e Ukrainës kundër Rusisë dhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kievi “do të vijnë bashkë”.

Samiti “Ukrainë – Evropa Juglindore”, u mbajt sot në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Në samit, që u mbajt me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, së bashku me disa liderë të tjerë të Evropës Juglindore.

Pas samitit, Zelensky paralajmëroi shtetet e Ballkanit Perëndimor se Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën.