Kroacia ngre aktakuzë ndaj tetë serbëve për krime lufte
(last modified Thu, 22 Aug 2024 18:53:09 GMT )
Gusht 22, 2024 20:53 Europe/Tirane
  • Kroacia ngre aktakuzë ndaj tetë serbëve për krime lufte

Për shkak të dyshimit se pas okupimit të Baranjës, në Kroaci gjatë viteve 1991 dhe 1992, ata kanë abuzuar me popullatën civile joserbe, Prokuroria e Qarkut të Osijekut nisi një hetim kundër tetë anëtarëve serbë të të ashtuquajturës “Mbrojtja Territoriale”.

Prokuroria njoftoi të enjten se dyshohet se i pandehuri i parë dhe i pandehuri i dytë nga mesi i muajit nëntor të vitit 1991 deri në mesin e janarit 1992 në Grabovc kanë sjellë banorë të kombësisë joserbe në ambientet e Shtëpisë së Kulturës dhe i kanë keqtrajtuar fizikisht dhe mendërisht, për t’i detyruar ata të largohen nga shtëpitë e tyre.

Si pasojë e goditjeve, civilët kanë dalë të gjakosur dhe kanë pësuar lëndime të ndryshme fizike në të gjithë trupin, njoftoi index.hr.

Ata akuzohen gjithashtu se në dhjetor të vitit 1991 në ambientet e Qendrës së Kulturës kanë dhunuar fizikisht një banor në atë kohë 51 vjeç (1940), i cili më pas u paralizua dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, si dhe dhunuan fizikisht dhe mendërisht një civil 42-vjeçar.

Gjashtë të pandehurit e tjerë dyshohen se kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile nga shtatori deri në nëntor 1991 në qytetet e Baranjës, Knezhevi Vinogradi dhe Grabovac, pasi forcat e JNA-së dhe formacionet paraushtarake serbe pushtuan Baranjën.

Vlen të theksohet se aktualisht të pandehurit nuk janë në dispozicion të organeve shtetërore të Republikës së Kroacisë, sipas prokurorisë.