Nesër manifestohet Dita Botërore e Kodsit në tërë botën
Nesër është e premtja e fundit e muajit të bekuar Ramazan që përkon me 1 korrikun 2016, e cila njihet me emrin Dita Botërore e Kodsit të shenjtë.
Kjo ditë manifestohet me marshe dhe protesta për çdo vit në vende të ndryshme të botës gjatë të cilave pjesëmarrësit deklarojnë solidaritetin e tyre ndaj popullit palestinez dhe përkrahjen e këtij përballë politikave pushtuese të regjimit sionist. Në këtë kuadër, programe dhe marshime për solidaritet me popullin e Palestinez pritën të organizohen edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe në vende të tjera të Ballkanit. Këto marshe protestuese kryesisht organizohen nga organizatat civile dhe joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe nga organizata e ndryshme kulturore islame. Nesër protesta të tilla priten të organizohen në Tiranë, Prishtinë, Prizren dhe në Shkup. Pritet gjithashtu që aktivistët dhe njerëzit liridashës dhe sidomos myslimanët në Shqipëri, Maqedoni dhe në Kosovë të marrë pjesë në nivel të gjerë në këto protesta.