Është e arsyeshme që populli shqiptar të përkrah Palestinën
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i19867-Është_e_arsyeshme_që_populli_shqiptar_të_përkrah_palestinën
Mira Gashi në një intervistë me Radion Republikën Islamike të Iranit në Gjuhën Shqipe theksoi se populli i Palestinës që nga viti 1948, po vuan nën pushtimin e regjimit sionist dhe për shkak të politikave pushtuese të regjimit sionist është privuar nga të gjitha të drejtat e tij legjitime.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 01, 2016 13:42 Europe/Tirane

Mira Gashi në një intervistë me Radion Republikën Islamike të Iranit në Gjuhën Shqipe theksoi se populli i Palestinës që nga viti 1948, po vuan nën pushtimin e regjimit sionist dhe për shkak të politikave pushtuese të regjimit sionist është privuar nga të gjitha të drejtat e tij legjitime.

Znj. Gashi në lidhje me organizimin e marshit protestues të Ditës Botërore të Kodsit në Shqipëri, tha se Shqipëria edhe pse është larg Palestinës nga aspekti gjeografik, mirëpo pavarësisht kësaj përkrah popullin e Palestinës dhe e konsideron të drejtë luftën e palestinezëve për liri dhe për realizimin e të drejtave të tyre legjitime. Ajo shtoi se në Shqipëri ekzistojnë shoqata dhe organizata kulturore islame dhe për të drejtat e njeriut të cilat organizojnë aktivitete të ndryshme për manifestimin e Ditës Botërore të Kodsit në përkrahje të popullit të Palestinës. Znj. Mira Gashi në vazhdim shtoi se me zgjerimin e rrjeteve sociale në internet, këto aktivitete janë zgjeruar edhe më shumë dhe në kuadër të këtyre aktiviteteve dënohen politikat pushtuese të regjimit sionist kundër popullit të shtypur të Palestinës dhe qytetarët e ndryshëm deklarojnë përkrahjen dhe solidaritetin e tyre për popullin e Palestinës për realizimin e të drejtave të tij.