MEK varros për së gjalli një fëmijë
Pamjet e një foto të shpërndarë në internet tregojnë se si grupi terrorist Monafekin (MEK) varros për së gjalli një fëmijë irakian në rajonin Garmian.
Sipas një njoftimi të agjencisë Parstoday, për herë të parë është publikuar një dokument që konfirmon krimet e organizatës terrorist Monafekin kundër popullit irakian dhe bashkëpunimin e këtij grupi terrorit me regjimin Bath të Irakut. Kjo foto tregon se si grupi terrorist MEK varros për së gjalli një fëmijë irakian në rajonin Karmian. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1991 në luftën e gjirit Persik dhe pas dëbimit të forcave irakiane nga Kuvajti. Në atë kohë kurdët me anë të një lëvizjeje kundër Sadam Huseinit i mbështetur nga Amerika dhe aleatët e saj, arritën të vënë nën kontroll qytetet kurde në veri të Irakut duke e detyruar Sadamin të tërhiqej nga këto rajone. Në këtë lëvizje qyteti strategjik dhe i pasur me naftë Kirkuk u vë nën kontrollin e kurdëve. Mirëpo siç kanë thënë forcat kurdë të Irakut, një javë më vonë pjesëtarët e grupit Moxhahedin-E-Khalk (MEK) të veshur me rroba kurde dhe duke mbajtur postera të Masud Barzanit dhe Xhelal Talebanit, u futën në Kirkuk dhe duke u koordinuar me forcat e ushtrisë së Sadamit kryen një sulm të befasishëm ndaj forcave peshmerga të kurdëve. Në këtë mënyrë Sadami në bashkëpunim me MEK mori përsëri kontrollin e qytetit Kirkuk. Gjatë këtij operacioni grupi terrorist MEK ka vrarë me qindra banorë të qytetit Kirkuk të Irakut.