Biznesmeni arab ikën pasi e rrahën, Shqipëria humbet 450 milionë euro investime
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i28570-biznesmeni_arab_ikën_pasi_e_rrahën_shqipëria_humbet_450_milionë_euro_investime
Kompania Omnix Albania, e cila do të investonte 450 milionë euro në Lalëz, deklaroi tërheqjen e menjëhershme nga të gjitha investimet në Shqipëri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 20, 2016 18:49 Europe/Tirane
  • Biznesmeni arab ikën pasi e rrahën, Shqipëria humbet 450 milionë euro investime

Kompania Omnix Albania, e cila do të investonte 450 milionë euro në Lalëz, deklaroi tërheqjen e menjëhershme nga të gjitha investimet në Shqipëri.

Vendimi vjen dhjetë ditë pasi presidenti i kësaj kompanie, Fadi Mitri u dhunua fizikisht nga persona, të cilët i kërkuan të largohej nga Shqipëria.“Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Lalëz”, thuhet në deklaratën e kompanisë. Projekti turistik i miratuar vetëm dy muaj më parë në Këshillin Kombëtar të Territorit parashikonte ndërtimin e një resorti gjigant, që do të punësonte rreth 1200 veta deri në vitin 2018. Sipas Omnix, projekti e shndërronte Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan dhe do të kontribuonte në rritjen ekonomike të vendit. Por dhjetë ditë më parë, disa persona dhunuan fizikisht presidentin e Omnix Fadi Mitri. Policia ka arrestuar një prej autorëve dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, ndërkohë që motivi i sulmit dyshohet se ka lidhje pikërisht me investimin e kompanisë në Lalëz.“Omnix Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjellë indinjatë për çdo shqiptar. Duke filluar nga sot Omnix tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë”, sqaron deklarata. Në deklaratën e nënshkruar nga presidenti i grupit Omnix, Jamal Abu Isa, kompania ka falënderuar qeverinë e Shqipërisë për kujdesin që ka treguar ndaj familjes së Mitrit në këto momente të vështira për të.