Takim Rama-Meta një ditë para seancës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i28681-takim_rama_meta_një_ditë_para_seancës
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta u takuan këtë mbrëmje në kryeministri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 21, 2016 18:09 Europe/Tirane
  • Takim Rama-Meta një ditë para seancës

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta u takuan këtë mbrëmje në kryeministri.

Duket se Rama dhe Meta iu rikthyen “traditës” së vitit të fundit me takimet çdo ditë të mërkurë.Takimi i dy aleatëve të koalicionit qeverisës vjen një ditë para zhvillimit të seancës parlamentare, ku pritet të kalojë dhe ligji për importin e mbetjeve urbane. Ndërsa gjatë paradites kreu i LSI-së duke folur nga Shkodra tha se ai do t’i qëndrojë marrëveshjes së firmosur më 1 prill të vitit 2013 në lidhje me koalicionin e majtë.