Rama për herë të tretë në Beograd
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i30958-rama_për_herë_të_tretë_në_beograd
Kryeministri Edi Rama mbërrin në Beograd për herë të tretë në dy vjet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2016 17:24 Europe/Tirane
  • Rama për herë të tretë në Beograd

Kryeministri Edi Rama mbërrin në Beograd për herë të tretë në dy vjet.

Delegacioni shqiptar është ulur pasditen e kësaj të mërkure në kryeqytetin serb me gjysmë ore vonesë, sikurse ishte paralajmëruar dhe është drejtuar për në hotelin ku nesër do të mbahen Samiti i Sigurisë dhe takimet me zyrtarët serbë.Situata në Beograd është e qetë dhe duket se rrugëve nuk ka shumë forca sigurie. Megjithatë, për këtë duhet të pritet dita e nesërme.Bëhet fjalë për një takim të rëndësishëm rajonal, pasi liderët e Ballkanit bashkë me ata europianë do të diskutojnë për sigurinë në rajon.Kryeministri Rama, ndër të ftuarit më të rëndësishëm, do të bëjë hapjen e samitit dhe më pas do të takojë homologun Aleksandar Vuçiç në selinë e qeverisë së Serbisë, për të vijuar më pas me shqiptarët e Preshevës.Politikanë nga ky rajon do të vijnë në Beograd për të diskutuar problemet e tyre më të rëndësishme gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar, i cili më pas do të niset për në Forumin e Biznesit në Nish.Gjatë qëndrimit në Serbi, Rama do të promovojë edhe librin e tij “Kurban”, ndërkohë që nuk do të ketë një konferencë për shtyp ndryshe nga vizitat e tjera.Në tërësi, mesazhi i këtij samiti pritet të jetë për një bashkëpunim rajonal më i fuqishëm, gjë e kërkuar edhe nga SHBA dhe BE.