Familjet e anëtarëve të mashtruar të MEK do të shkojnë në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i31381-familjet_e_anëtarëve_të_mashtruar_të_mek_do_të_shkojnë_në_shqipëri
Raxhavi, kreu i grupit terrorist Muxhahedin-e-Khalk(MEK), me patjetër do të presë familjarët e anëtarëve të kultit Raxhavi në Shqipëri dhe me padyshim këta familjarë nuk do ta lenë të qetë Raxhavi derisa anëtarët të heqin dorë dhe të ndahen nga ky kult dhunues dhe agresiv.
(last modified 2025-09-04T21:15:56+00:00 )
Tetor 16, 2016 10:10 Europe/Tirane
  • Familjet e anëtarëve të mashtruar të MEK do të shkojnë në Shqipëri

Raxhavi, kreu i grupit terrorist Muxhahedin-e-Khalk(MEK), me patjetër do të presë familjarët e anëtarëve të kultit Raxhavi në Shqipëri dhe me padyshim këta familjarë nuk do ta lenë të qetë Raxhavi derisa anëtarët të heqin dorë dhe të ndahen nga ky kult dhunues dhe agresiv.

Sipas një njoftimi të Parstoday, instituti strategjik Dideban në një artikull të tij shkruan: Shumë shpejt, krerët e kultit Raxhavi kanë përdorur të gjithë potencialin e tyre të lidhjeve me shërbime agjenturore dhe informative në të gjithë botën me qëllim që të pengonin familjarët e anëtarëve të kultit, që të vizitonin kampet Ashraf dhe Liberty në Irak. Disa prej autoriteteve ndërkombëtare dhe irakiane, janë shprehur të habitur nga këto përpjekje të kultit Raxhavi dhe kanë parashtruar pyetjen se çfarë rreziku mund të përbëjnë disa civilë të cilëve nuk u lejohet të mbajnë celularë dhe aparate fotografike brenda kampeve Ashraf dhe Liberty dhe se çfarë rreziku mund të përbëjnë këta civilë të moshuar që i ka detyruar krerët e grupit MEK që të tmerrohen kaq shumë prapa mureve të kampeve në fjalë. Në të kaluarën përballë bazës Ashraf, është vënë re vullneti i familjeve nga njëra anë dhe dobësia dhe frika e Raxhavi nga ana tjetër. Vullneti dhe tubimet disa vjeçare të familjarëve përballë kampit Ashraf më në fund rezultoi me mbylljen e këtij kampi. Kulti Raxhavi nga frika u detyrua të largohej nga kampi Ashraf dhe të zhvendosej në kampin Liberty  me kushtin që familjarëve tu ndalohet aksesi dhe hyrja në këtë kamp.

Familjet e anëtarëve të mashtruar të MEK

Në kohën kur funksionarëve irakianë, të OKB dhe të Kryqit të Kuq ndërkombëtar u është thënë se edhe në burgjet e kriminelëve më të mëdhenj të botës, atyre u lejohet të takohen me familjarët, këta funksionarë kanë heshtur. Është e qartë se kushtet politike ndërkombëtare, e kanë lejuar Raxhavi që të vazhdojë procesin e shpëlarjes së trurit të anëtarëve brenda kampit Liberty dhe të pengojë viktimat e kultit nga të drejtat më elementare të njeriut. Mirëpo me përpjekjet e vazhdueshme të familjarëve dhe anëtarëve të ndarë nga kulti, më në fund u mbyll edhe kampi Liberty. Mbyllja e këtij kampi jo vetëm shpëtojë pjesëtarët e këtyre familjeve nga vorbulla e Raxhavisë, por ishte fitore e dashurisë dhe mirësjelljes kundrejt dhunës dhe agresivitetit të kultit Raxhavi. Pra kulti Raxhavi, (organizata MEK) duhet ta dijë se familjarët e anëtarëve të kultit edhe pas mbylljes së kampit Ashraf dhe burgut Liberty, kanë arritur në përfundimin se misioni i tyre është jo vetëm çlirimin e anëtarëve të familjes nga kthetrat e kultit Raxhavi por është edhe mbyllja e këtij kulti, kult që i ka shkaktuar shumë dëme iranit dhe iranianëve. Për këtë arsye Raxhavi me padyshim do të detyrohet të presë familjarët edhe në Shqipëri dhe padyshim që këta familja, edhe në Shqipëri nuk do ta lenë rehat kryetaren Raxhavi derisa fëmijët e tyre të çlirohen nga duart e ndotura dhe të pista të kultit agresiv dhe të dhunshëm Raxhavi (grupi MEK).