Programet e Malit të Zi për anëtarësim në NATO
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i31513-programet_e_malit_të_zi_për_anëtarësim_në_nato
Partia në pushtet e Malit të Zi përballet me testin më të vështirë të sundimit të saj  27-vjeçar në zgjedhjet e kësaj të diele, të cilat e kanë vendosur popullin në një situatë të vështirë, ku i duhet të zgjedhë mes perëndimit dhe Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 17, 2016 04:21 Europe/Tirane
  • Programet e Malit të Zi për anëtarësim në NATO

Partia në pushtet e Malit të Zi përballet me testin më të vështirë të sundimit të saj  27-vjeçar në zgjedhjet e kësaj të diele, të cilat e kanë vendosur popullin në një situatë të vështirë, ku i duhet të zgjedhë mes perëndimit dhe Rusisë.

Një dekadë pasi vendi më i vogël i ish-Jugosllavisë u nda nga Serbia, Mali i Zi mori një ftesë për t’iu bashkuar NATO-s dhjetorin e kaluar dhe njëkohësisht është vend kandidat  për në Bashkimin Evropian. Kryeministri Milo Gjukanoviç dhe Partia e tij Demokratike Socialiste DPS  duan të përfundojnë këto procese të rëndësishme për vendin, me qëllim rritjen e investimeve dhe të ekonomisë. Por, aleanca opozitare Fronti Demokratik, e cila përfshin parti nga të dyja palët pro-serbe dhe pro-perëndimore, ka akuzuar Gjukanoviç dhe partinë e tij për korrupsion, nepotizëm dhe dështim në luftën kundër krimit të organizuar. Gjukanoviç ndodhet në krye të Malit të Zi si president ose kryeministër që prej vitit 1991. Dy herë ka dhënë dorëheqjen por serish ka qëndruar kryetar i DPS për katër vite gjithsej. Gjukanoviç nga ana tjetër akuzon partitë opozitare për financim nga Moska, për të cilat thotë se kanë qëllim të ndalojnë integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Por lideri i Frontit Demokratik ka mohuar akuzën.