Tiranë: 11 vjeçari, viktima e parë e terroristëve të MEK
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i31522-tiranë_11_vjeçari_viktima_e_parë_e_terroristëve_të_mek
Sipas një njoftimi të sajtit Durrëslajm, në Shqipëri është regjistruar viktima e parë e pasojave të pranimit të terroristëve të MEK ( Muxhahedin-e-Khalk).
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 17, 2016 07:34 Europe/Tirane
  • Tiranë: 11 vjeçari, viktima e parë e terroristëve të MEK

Sipas një njoftimi të sajtit Durrëslajm, në Shqipëri është regjistruar viktima e parë e pasojave të pranimit të terroristëve të MEK ( Muxhahedin-e-Khalk).

Në prej anëtarëve të këtij grupi terrorist, tashmë i strehuar në shqipëri, është përpjekur të përdhunojë një djalë 11 vjeçar. Në shkrimin e sajtit thuhet: “3 vjet burg ka qenë dënimi që ka dhënë Gjykata e Tiranës për shtetasin iranian Mousa Jaberibar, i cili u shpall fajtor për veprën penale të ngacmimit seksual ndaj minorenëve. Ai pranoi akuzën e ngritur dhe për këtë arsye ndaj tij u zhvillua gjykim i shkurtuar dhe përfundimisht dënimi u reduktohet në 2 vjet burgim.

Mousa Jaberibar u arrestua nga policia në mars të këtij viti, pas denoncimit nga prindërit e një djali 11-vjeçar. Iraniani i cili banonte në Fushë-Mzez, i kishte kërkuar 11-vjeçarit B.S, i cili banon pranë tij, që të shkonte në market të blinte bukë dhe t’ia sillte në apartament. 11-vjeçari u ka treguar familjarëve dhe policisë se pasi është futur në banesën e iranianit, ai e ka zhveshur dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Pas shumë përpjekjeve, 11-vjeçari ka arritur të largohet dhe të lajmërojë familjen, e cila ka kryer menjëherë kallëzimin në polici.

Shtetasi iranian Mousa Jaberibar ka mbërritur në Shqipëri me një grup muxhahedinësh, por nuk është pjesë e tyre. / portali DurresLajm/