Maqedoni: Shpërbëhet parlamenti
Tetor 18, 2016 10:20 Europe/Tirane
Deputetët e parlamentit të Maqedonisë me vendimin pro shpërbërjes së parlamentit, I kanë hapur rrugën organizimit të zgjedhjeve të reja.
Me shumicë votash, deputetët e Parlamentit të Maqedonisë kanë votuar për shpërbërjen e tij. Kjo do të thotë se zgjedhjet e parakohshme të paralajmëruar për më 11 dhjetor nuk do të shtyhet, siç ndodhi gjatë muajit qershor të këtij viti. Kur kanë mbetur edhe 50 ditë, maqedonasit dhe shqiptarët do të duhet të zgjedhin parlamentarët e tyre. Megjithatë, shumë çështje kanë mbetur pa u zgjidhur, si ajo e Kodit Zgjedhor, veçanërisht për Njësitë Zgjedhore, e cila nuk u përfshi as në seancën e sotme parlamentare.
Tags