Analiza e filmit Cianur, i dashuruar për të zbuluar identitetin e MEK
Zahra Jazdanpanah: Behruz Shejbi është regjisor i ri i kinemasë dhe televizionit në Iran i cili eksperiencën e tij e ka fituar me filmat " Dehliz" dhe serialin televiziv " Dervishi".
Analiza e filmit Cianur, film për të zbuluar identitetin e MEK
Zahra Jazdanpanah: Behruz Shejbi është regjisor i ri i kinemasë dhe televizionit në Iran i cili eksperiencën e tij e ka fituar me filmat " Dehliz" dhe serialin televiziv " Dervishi".
Ky regjisor kësaj here për kinemanë iraniane nxori një film dramë-politike. Filmi kinematografik Cianur, është shkruar nga skenaristi Masud Ahmedian. Regjisor i filmi është Behruz Shejbi, ndërsa producent është Sejed Mahmud Razavi. Ky film për herë të parë u transmetua në festivalin e filmit Faxhr në pranverë të këtij viti dhe javën e kaluar ka nisur të transmetohet nëpër kinematë e Iranit.
Përmbledhja e filmit: Vahid Afrakhte, është një prej anëtarëve të organizatës Muxhahedin-e-Khalk (MEK). Ai i ndikuar nga Tagi Shahram bëhet marksist dhe me urdhër të tij dhe duke bashkëpunuar me disa anëtarë të tjerë të organizatës, vret Maxhid Sharif Vakefi që ishte një prej anëtarëve fetarë të organizatës. Ai pasi vret një konsulent ushtarak amerikan, arrestohet. Bashkëpunimi i Afrakhtesë me Savakun ( shërbimi inteligjent i Shahut të Iranit), bëhet shkak që të zbulohen strukturat e organizatës dhe pas saj shumë anëtarë të organizatës u arrestuan dhe u dënuan me vdekje. Mes tyre ishte edhe Murteza Samadie Lebaf.
Broshura e filmit:
Skenari: Masud Ahmadian
Regjisori; Behruz Shejbi
Producent : Sejed Mahmud Razavi
Aktorë: Hamed Kamili, Babak hamdian, Atila Pesiani, Mehdi Hashemi, Hanie Tavasoli, Behnush Tabatabai, Farzin Sabuni, Pedram Sharifi, Reza Mulaji, Ferjedun Mehrabi, Vahid Habibian, Vahid Runagi dhe Sara Tavakoli.
Analiza e filmit: Emri i filmit është zgjedhur nga medikamenti " Cianur ". Këtë medikament, kryengritësit jo fetarë përpara revolucionit, e përdornin kur kapeshin nga agjentët e Savakut. Ata e përdornin këtë medikament që të mos detyroheshin të jepnin informacione rreth organizatës, për shkak të torturave.
Filmi Cianur, në vend që të konsiderohet një film dashurie me skena aksion policor dhe kriminal, është një film historik real dhe i bazuar në ngjarje të vërteta. Ky film trajton kryengritjen dhe rezistencën e viteve 70 të grupit MEK. Filmi përshkruan jetën e Maxhid Sharif Vakefi dhe të Murteza Samadie Lebaf , dy prej anëtarëve fetarë të organizatës MEK. Në kohën kur këshilli qendror i organizatës MEK të Iranit ndryshoi ideologjinë e organizatës nga ideologji islamike në ideologjinë Marksiste të kryesuar nga Muhamed Naki Shahram, ata kundërshtuan ndryshimin e ideologjisë dhe në kohën kur me urdhër të Tagi Shahram u dëbuan nga këshilli qendror, ata u munduan të krijonin një degë të organizatës MEK. Maxhid Sharif Vakefi, më 6 Maj të vitit 1975, u vra me urdhër të Tagi Shahram i cili u informua mbi veprimet e Maxhid Sharif Vakefit nga bashkëshortja e tij Lejla Zemardian. Urdhri për ekzekutimin e tij u zbatua nga Vahid Afrakhte, Muhsen Sejed Khamushi, Husein Siah Kolah dhe Manizhe Ashrafzade. Pasi u vra trupi i tij u dogj në një kosh mbeturinash dhe u varros në vendin e vrasjes. Pas arrestimit të Vahid Afrakhte dhe Muhsen Sejed Khamushi dhe pas bashkëpunimit të Vahid Afrakhte me Savakun, trupi i tij u zbulua dhe më pas u zbuluan edhe shumë anëtarë të tjerë të organizatës. Murteza Samadie Lebaf gjithashtu u arrestua dhe u ekzekutua me vdekje nga Savaku. Lejla Zemardian që kishte prirje dhe bindje marksiste, në një prej kujtimeve të shkruara prej saj, rreth operacionit të vrasjes së Sharif Vakefi shkruan: Zemra ime donte që dhënia e informacioneve mbi aktivitetet e Maxhid Sharif Vakefi dhe shokëve të tij, të mos krijonte rrezik për jetën e fëmijëve. Doja që të mos e tradhtoja Sharif Vakefin dhe shokët e tij. Në muajin Janar të vitit 1977, ajo në rrugën Rej përreth sheshin Kiam, ndiqet nga agjentët e Savakut dhe pasi arrin të largohet disi, në rrugicën Shotordaran, qëllohet me plumb në këmbë dhe më pas merr medikamentin Cianur dhe vdes. Pas fitores së Revolucionit Islamik, emri i universitetit industrial Ariamehr, mori emrin Universiteti Sharif për nder të Maxhid Sharif Vakefi që në atë kohë ishte student i këtij universiteti. Muhamed Tagi Shahram i diplomuar në degën e matematikës në universitetin e Teheranit, ishte një prej figurave të njohura të organizatës MEK të Iranit dhe një prej liderëve të degës marksiste-leniniste të organizatës pas degëzimit të saj në vitin 1976. Kjo degë vetëm pak para fitores së revolucionit islamik, ndryshoi emër dhe u quajt Organizata e rrugës për çlirimin e shtresës punëtore. Ai në muajin korrik të vitit 1979 u arrestua dhe në gusht të vitit 1980 u dënua me vdekje nga gjykata e Revolucionit Islamik nën akuzën e dhënies së urdhrit për vrasjen e Maxhid Sharif Vakefi dhe disa personave të tjerë dhe për plagosjen e Sadamie Lebaf që më pas humbi jetën.
Skenari:
Skenari i filmit bazohet në një pjesë të rëndësishme të historisë së revolucionit islamik, d.m.th. rrjedhën e ngjarjeve të kryengritjes së viteve 70. Në atë kohë organizata MEK bëri kryengritje mirëpo me kalimin e kohës drejtimi i saj ndryshoi dhe organizata nisi të vrasë dhe eliminojë anëtarët fetarë të tillë si Maxhid Sharif Vakefi dhe Murteza Samadie Lebaf.
Struktura e filmit: Një ide e mirë dhe zgjedhje e përshtatshme mbi identitetin e grupit MEK. Edhe pse filmi përshkruan vitet 70, mirëpo ai tregon tradhtinë e këtij grupi kundrejt popullit iranian dhe sa i përket anëtarëve të MEK, tematika është e ditës. Skenari i filmit Cianur është një skenar me heroin dhe kundërshtarin e heroit. Edhe pse skenari i filmit Cianur është një skenar plot dialog dhe me gjuhën e përshtatshme të përdorur nga organet e MEK në vitet 70, mirëpo dialogu i përdorur nga personazhet e filmit në formë graduale informon teleshikuesin me identitetin e brendshëm të organizatës MEK dhe mënyrën se si ky grup u devijua dhe mori emrin Monafekin. Filmi ka skena tërheqëse si ajo kur Mehdi Hashemi në rolin e oficerit të lartë të Savakut që thotë: Dilni nëpër rrugë, kërkoni dhe gjeni kriminelin. Një tjetër skenë është dialogu me Murteza Samadie Lebaf i cili ishte burgosur dhe torturohej nga Savaku. Lebaf habitet shumë në kohën kur mëson se tradhtari Vahid Afrakhte, ishte shkaktar i burgosjes së tij. Mirëpo një prej dialogëve më të theksuar të filmit është në kohën kur Murteza Samadie Lebaf përballë tradhtisë dhe veprimeve çnjerëzore të Vahid Afrakhte dhe Tagi Shahram thotë: Kur të marrësh armën në dorë, në fillim duhet të mësosh se ndaj kujt nuk duhet të qëllosh.
Skenari i filmit duke u bazuar në histori është munduar të trajtojë temën pa mbajtur anën e askujt. Skenaristi duke përshkruar mënyrën e sjelljes së organizatës në ato vite me mënyrën e sjelljes së organizatës dhe të krerëve të saj sot që quhet organizata Monafekin, është munduar të trajtojë në mënyrë të paanshme karakterin dhe identitetin e liderëve të organizatës me prirje marksiste të cilët jo vetëm i janë kundërvënë popullit iranian, por nuk kursejnë as vetë anëtarët e organizatës. Skenaristi dhe regjisori në mënyrë inteligjente kanë trajtuar këtë temë dhe me anë të këtij filmi njoftojnë për tradhtitë e shumta të grupit MEK i cili jo vetëm në ato vite ka bërë shumë tradhti kundër popullit iranian, por edhe sot akoma vazhdon të bëjë tradhti të ndryshme në fushën e sigurisë, atë ushtarake, sociale, kulturore dhe artistike dhe për këtë duhen informuar brezat sot dhe ato të së ardhmes. Tradhtia e Mirfakhra ndaj Humasë, të cilën e dorëzoi tek Savaku me pretendimin se është i dashuruar me Humanë, tregon se anëtarët e MEK edhe pse pretendojnë se veprojnë në të mirë të popullit, identiteti i tyre nuk ka asnjë ndryshim me pjesëtarët e Savakut, apo me ushtrinë gjakatare të regjimit Pahlavi, sepse ata shfrytëzojnë çdo rast dhe bëjnë çdo gjë për të arritur interesat e tyre personale. Ndër skenat tërheqëse të filmit janë ato të dhunës dhe lidhjeve organizative të palogjikshme brenda në organizatës si divorcet dhe martesat brenda organizatës. Një prej këtyre skenave është mënyra e lidhjes së ish bashkëshortit të Humasë me vajzën e tij të vogël në një dyqan ushqimesh dhe reagimi i Humasë kur pa vajzën e saj përballë shtëpisë së ish bashkëshortit të saj... . dashuria mes Mirfakhra dhe Humasë dhe dashuria mes Maxhid Sharif Vakefi dhe Lejla Zemardian, ... e kanë bërë filmin akoma më tërheqës.
Muzika dhe akustika:
Muzika që është përdorur në film, është një muzikë e përshtatshme sipas skenave të filmit. Muzika është një prej pikave të forta që e ka bërë filmin akoma më tërheqës për shikuesin.
Nënshkrim: Filmi Cianur pasi të përfundojë transmetimin në kinematë e Iranit, do të transmetohet nga agjencia Parstoday me përkthim në gjuhën shqipe.