Krizat e sektit Raxhavi në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i34645-krizat_e_sektit_raxhavi_në_shqipëri
Pas largimit të pjesëtarëve të grupi terrorist Moxhahedine Khalk nga Iraku dhe vendosjen e tyre në Shqipëri, burimet informative tregojnë se strukturat e Organizatës Moxhahedine Khalk që janë robëruar nga sekti Raxhavi, aktualisht ndodhen në një mjegull organizative-politike-ideologjike dhe po përballen me shembje të brendshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 10, 2016 06:21 Europe/Tirane
  • Krizat e sektit Raxhavi në Shqipëri

Pas largimit të pjesëtarëve të grupi terrorist Moxhahedine Khalk nga Iraku dhe vendosjen e tyre në Shqipëri, burimet informative tregojnë se strukturat e Organizatës Moxhahedine Khalk që janë robëruar nga sekti Raxhavi, aktualisht ndodhen në një mjegull organizative-politike-ideologjike dhe po përballen me shembje të brendshme.

Sipas burimeve informative të përditshme që flasin nga brenda forcave kritike në Shqipëri, sekti Raxhavi ndodhet në një mjegull të thellë organizative dhe shkatërrimi është faktori më i madh që e kërcënon jashtëzakonisht këtë sekt. Prandaj Marjam Raxhavi ka dhënë urdhër që të organizohen mbledhje të vazhdueshme dhe sistematike që kanë natyrë arsyetuese në kuadër të rindërtimit të mendimeve dhe ideve të pjesëtarëve të këtij grupi në Shqipëri.

Problemi qëndron këtu se forcat që janë vendosur në Shqipëri, kanë filluar të shtrojnë pyetje të tilla si:

  1. Çfarë u bë me detyrën e "Ushtrisë Çlirimtare"?
  2. Si do të bëhet rrëzimi i pushtetit?
  3. Duke marrë parasysh mungesën e pranisë fizike afër kufijve të Iranit, si do të realizohen qëllimet e ushtrisë së ashtuquajtur "çlirimtare"?
  4. Çfarë është gjendja jonë në Shqipëri dhe deri kur do të qëndrojmë në këtë vend?
  5. Çfarë ndodhi me premtimet boshe të Raxhavi se Liberti është urë drejt Teheranit?
  6. Çfarë ishte rezultati i gjithë atyre vrasjeve dhe torturave që përjetuam në Irak?
  7. Çfarë ndodhi me moton "Moxhahedi vdes, por nuk i jep bazën ushtarake Ashraf armikut" ose "Mbrojtja e Ashraf është e barabartë me çlirimin tre herë të Teheranit"?

Marjam Raxhavi për tu përballur me çështjen e paraqitjes së pyetjeve të tilla brenda Organizatës, ka dërguar disa pjesëtarë të sektit Raxhavi në Shqipëri për të mbajtur mbledhje arsyetuese sistematike dhe duke reduktuar presionin organizativ, të parandalojë shkatërrimin e padyshimtë të Organizatës. Prandaj, personat e dërguar në Shqipëri, përkundër të kaluarës, kanë hequr dorë nga të gjitha kufizimet e kaluara dhe kanë ndryshuar terminologjinë e brendshme të marrëdhënieve që buronte nga revolucioni ideologjike me qëllim që të reduktohet zemërimi dhe hidhërimi i pjesëtarëve të këtij grupi terrorist. Për shembull, në vend të ritualit "Zero Zero Ditore" (që ishte shkrimi në letër i veprimeve dhe mendimeve të tyre gjatë ditës), kërkohet nga pjesëtarët që të rrëfejnë kujtimet e tyre ditore dhe personat drejtues të këtyre mbledhjeve janë urdhëruar që në vend të kritikave të ashpra ndaj pjesëtarëve, të paraqesin vetëm problemet dhe t'i tejkalojnë çështjet e tjera duke u munduar të shtojnë ndjenjat mes tyre. Të gjitha përpjekjet e sektit Raxhavi përqendrohen në këtë çështje se si përsëri të mashtrojë pjesëtarët e tij në mënyrë që ata të harrojnë premtimin e rrëzimit të regjimi me "ushtrinë çlirimtare" dhe në vend të këtij premtimi të përkushtohen në të ardhmen. Krerët e kësaj Organizate u thonë pjesëtarëve të saj: "Ne në Irak nuk kishim siguri dhe për çdo ditë përballeshim me bomba dhe raketa. Tani kemi gjetur rastin për sulm politik dhe duhet të hartojmë një kapitull të ri për aktivitet në Shqipëri". Marjam Raxhavi këtë çështje e shpjegon në këtë mënyrë: "Me sulme politike nga Shqipëria padyshim do të përgatiten rrethanat për rrëzimin e regjimit në Iran dhe do të formohet një kryengritje popullore. Për shembull, ne kemi mundësi që duke paraqitur çështjen e drejtësisë në lidhje me ekzekutimet e vitit 1988 dhe duke u përkushtuar në çështjen e të drejtave të njeriut kundër Iranit, t'i hedhim një gotë tjetër helm në gojën e regjimit!"

Kaluan disa muaj nga koha kur princi saudit Turki Fejsal shpalli vdekjen e Masud Raxhavi. Ajo që dihet me siguri, është fakti se Marjam Raxhavi për shkak të paaftësisë dhe eksperiencës jo të duhur, nuk respektohet me seriozitet nga pjesëtarët e Organizatës Moxhahedine Khalk. Marjam Raxhavi për shkak të kësaj dobësie ose nuk mund të pranojë dhe pohojë vdekjen e Masud Raxhavi ose nuk mund ta zbulojë vendin e fshehjes së Masud Raxhavi duke dokumentuar se ai është gjallë.

Në të dy gjendjet, një realitet është i pamohuar se në vështrimin e pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin, Marjam Raxhavi nuk ka meritat dhe aftësitë e mjaftueshme për udhëheqjen e Organizatës Moxhahedine Khalk.

Kjo është një çështje që ka shtuar edhe më tepër problemet e sektit terrorist Raxhavi në Shqipëri.