Cianuri, shoqërues i pandashëm i Monafekinëve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i34912-cianuri_shoqërues_i_pandashëm_i_monafekinëve
Faqja informative Pars Today shkruan se një ish-anëtar i këshillit zë udhëheqjes së Organizatës Moxhahedine Khalk në ditarin e kujtimeve të tij ka thënë: "Në bazë të ligjeve të vetëkrijuara të sektit Raxhavi, sidomos burrat dhe grat që mbanin funksione të larta në strukturat e Organizatës, në asnjë mënyrë nuk kishin të drejtë të ndahen nga Organizata dhe në çdo lëvizje që e bënin jashtë kampeve mbanin me vete "kapsula cianur".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 12, 2016 13:56 Europe/Tirane
  • Cianuri, shoqërues i pandashëm i Monafekinëve

Faqja informative Pars Today shkruan se një ish-anëtar i këshillit zë udhëheqjes së Organizatës Moxhahedine Khalk në ditarin e kujtimeve të tij ka thënë: "Në bazë të ligjeve të vetëkrijuara të sektit Raxhavi, sidomos burrat dhe grat që mbanin funksione të larta në strukturat e Organizatës, në asnjë mënyrë nuk kishin të drejtë të ndahen nga Organizata dhe në çdo lëvizje që e bënin jashtë kampeve mbanin me vete "kapsula cianur".

Veçanërisht femrave anëtare të këshillit të udhëheqjes së Organizatës Moxhahedine Khalk me urdhër të Masud Raxhavi, u thuhej se askush nuk ka të drejtë të arrestohej gjallë nga forcat e Republikës Islamike të Iranit ose nga përkrahësit e tyre".  

Krerët e strukturave të Organizatës urdhëronin: "Çdo herë kur të ndjeni rrezik, menjëherë duhet të bëni vetëvrasje duke përdorur "kapsula cianur". Nëse nuk vepron në mënyrë efikase kapsula e parë, të gjithë pjesëtarët duhet të kenë kapsulën rezervë dhe duhet ta përdorin atë. Gjithashtu është dhënë urdhri që në rast se njëri prej anëtarëve të këshillit udhëheqës dhe burrat që mbajnë funksione të larta në Organizatë, synon të ndahet, largimi nga Organizata është i pamundur dhe i barabartë me vdekje, prandaj për këtë arsye i vetmi opsion që mbetet është përdorimi i kapsulës cianur dhe në këtë mënyrë duhet t'i japë fund jetës së tij.

Në periudhën e regjimit të ish-diktatorit Sadam Husein, të gjithë funksionarëve të Organizatës dhe anëtarëve të këshillit udhëheqës të Organizatës u jepeshin dy kapsula cianur dhe kishte qenë urdhri që pjesëtarët gjithnjë të mbanin këto kapsula me vete dhe sidomos kur largoheshin nga baza dhe gjatë lëvizjes së tyre jashtë bazës, ata kontrolloheshin a mbajnë këto kapsula me vete. Gjatë luftës së forcave të koalicionit me Irakun, ishte shtuar shqetësimi i strukturave të Organizatës për arrestimin e anëtarëve të këshillit udhëheqës dhe të krerëve të Organizatës, prandaj vazhdimisht paralajmëronin se askush nuk duhet të arrestohet i gjallë dhe të zihet rob nga forcat amerikane ose kurde, prandaj çdo herë kur të ndjeni rrezik, duhet të bëni vetëvrasje duke përdorur kapsulën cianur. Me këtë urdhër znj. Marzije Ali Ahmadi në ditën e fundit të luftës dhe gjatë rrugës duke u kthyer në bazën Ashraf, nga frika e arrestimit në postbllok të forcave kurde të Irakut, ka bërë vetëvrasje duke përdorur kapsulën cianur, ndërkohë që pjesëtarët e tjerë kishin kaluar pa asnjë problem atë postbllok. Kjo është në kohën kur pas kësaj ngjarje të dhimbshme, atë e shpallen "dëshmore të bombardimeve të forcave të koalicionit", ndërsa në mbledhjet e tyre të brendshme e vlerësonin lartë veprimin e saj në mënyrë të jetë një mësim për të tjerët!