Shqipëria e interesuar për zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i34978-shqipëria_e_interesuar_për_zgjerimin_e_marrëdhënieve_me_iranin
Tirana mirëpret zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin në të gjitha fushat.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Nëntor 13, 2016 05:37 Europe/Tirane
  • Shqipëria e interesuar për zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin

Tirana mirëpret zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin në të gjitha fushat.

Kështu është shprehur kryetari i Kuvendit shqiptar në një takim me ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti në takime të veçanta Ambasadorin e Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të Republikës Islamike të Iranit, Golamhusein Mohumednia. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti në një takim kortezie me rastin e marrjes së detyrës ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit, z. Golamhusein Muhamednia rezident në Tiranë. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit i përcolli kryetarit Meta përshëndetjet e homologut të tij iranian, Ali Larixhani dhe u shpreh i kënaqur nga mikpritja në Shqipëri. Kryetari Ilir Meta pasi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes dy vendeve, kërkoi zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve parlamentare mes Shqipërisë dhe Iranit. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Tiranë në këtë takim i cilësoi të rëndësishme marrëdhëniet parlamentare mes Iranit dhe Shqipërisë dhe foli mbi aktivitetin e parlamentit islamik të Iranit si anëtar në unionin ndërkombëtar të parlamenteve islamike dhe në unionin ndërparlamentar të vendeve të Azisë. Muhamednia gjithashtu foli mbi mundësitë dhe kapacitetet e dy vendeve në fushën kulturore dhe ekonomike dhe kërkoi bashkëpunim akoma më të madh parlamentar në interes të të dy vendeve.