Mburoja njerëzore, mjet i preferuar i grupeve Muxhahedine Khalk dhe ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i35185-mburoja_njerëzore_mjet_i_preferuar_i_grupeve_muxhahedine_khalk_dhe_isis
Në kohën kur mediet botërore aktualisht janë përqendruar më tepër se kurrë në operacionet e ushtrisë së Irakut dhe të forcave të koalicionit kundër ISIS, mediet e Organizatës Muxhahedine Khalk kanë zgjedhur një heshtje kuptimplote në lidhje me këtë çështje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 14, 2016 18:25 Europe/Tirane
  • Mburoja njerëzore, mjet i preferuar i grupeve Muxhahedine Khalk dhe ISIS

Në kohën kur mediet botërore aktualisht janë përqendruar më tepër se kurrë në operacionet e ushtrisë së Irakut dhe të forcave të koalicionit kundër ISIS, mediet e Organizatës Muxhahedine Khalk kanë zgjedhur një heshtje kuptimplote në lidhje me këtë çështje.

Faqet informative të Muxhahedine Khalk në internet nuk publikojnë asnjë lajmë në lidhje me avancimet e përditshme të forcave irakiane kundër grupit terrorist ISIS.

Grupi terrorist ISIS më parë nga Organizata Moxhahedine Khalk është quajtur "Fiset Revolucionare të Irakut" dhe aktualisht mbyllja sytë përpara krimeve të këtij grupi terrorist takfirist në Irak dhe Siri, vërteton solidaritetin dhe natyrën e përbashkët të Organizatës Muxhahedine Khalk me ISIS.

Raportet e fundit të burimeve informative nga Mosuli kanë zbuluar përmasat e reja të krimeve të terroristëve takfiristë të ISIS. Disa ditë më parë mediet kanë raportuar se terroristët e grupit takfirist ISIS kanë marrë peng me dhjetëra mijëra banorë të Mosulit dhe po i përdorin ata si mburojë njerëzore përballë sulmeve të ushtrisë së Irakut dhe të forcave të tjera të koalicionit kundër ISIS.

Organizata Muxhahedine Khalk ndjek të njëjtën politikë edhe ndaj vrasjes së civilëve dhe fëmijëve jemenas. Këta fëmijë janë harruar fare në mediet e Organizatës Muxhahedine Khalk ashtu siç janë harruar edhe fëmijët e Mosulit, ndërkohë që fëmijët e një pjese të Alepos kanë një pjesë të caktuar në faqen informative të Organizatës Muxhahedine Khalk. Pse ndodhë kështu? Sepse këta janë viktima të mundshme të miqve të Iranit do të thotë Sirisë dhe Rusisë, ndërsa ata të tjerët janë viktima të Arabisë Saudite, armikut të armikut të Organizatës Muxhahedine Khalk.

Një vështrim mbi mediet e Organizatës Muxhahedine Khalk tregon shumë mirë se propaganda e Kultit Raxhavi ka shumë dëshirë që zëri i Arabisë Saudite të jetë kundër Iranit. Padyshim se grupi terrorist ISIS dhe kryengritësit e armatosur sirianë, gjithashtu konsiderohen aleat të Organizatës Muxhahedine Khalk. Në të vërtetë, politika e përhershme e krerëve të Organizatës Muxhahedine Khalk është miqësia me armiqtë e Republikës Islamike të Iranit. Pa marrë parasysh çfarëdo lloj parime morale, drejtësinë sociale dhe të drejtat njerëzore, standarde të dyanshme janë vegla në duar të Organizatës Muxhahedine Khalk.

Përveç kësaj, krimet e terroristëve të ISIS me siguri se duken të zakonshme për Organizatën Muxhahedine Khalk, sepse ky grup nuk merr kurrfarë qëndrimi ndaj raporteve informative të publikuara rreth këtyre krimeve. Viktimizimi i qytetarëve duke i përdorur ata si mburojë njerëzore përballë sulmeve të armikut, është një taktikë e përbashkët të cilën shumë herë e kanë përdorur edhe krerët e Muixhahedine Khalk. Shembulli më i fundit i shfrytëzimit të kësaj taktike mashtruese nga ana e kësaj Organizate, janë luftimet e panumërta të pjesëtarëve të Organizatës Muxhahedine Khalk me forcat irakiane. Qeveria irakiane pasi mori nën kontroll bazën ushtarake Ashraf tetë vite më parë, krerët e MEK bërën të gjitha përpjekjet e tyre për të penguar kryerjen e detyrës së qeverisë irakiane në lidhje me çështjet përkatëse me bazën Ashraf. Në verën e vitit 2009, u publikuan raporte në lidhje me përleshjet vdekjeprurëse mes pjesëtarëve të MEK dhe forcave irakiane që dëshironin të ndërtojnë një postbllok policor në bazën ushtarake Ashraf. Gjatë këtyre luftimeve u vrarë 11 pjesëtarë të MEK dhe u plagosen me dhjetëra persona të tjerë. Në fillim nuk ishte e qartë arsyeja e fillimit të këtyre luftimeve, mirëpo më vonë u bë e qartë se këto luftime ishin planifikuar më parë. Krerët e MEK me metodat e kontrollit të mendjes së pjesëtarëve të kësaj Organizate, i kanë urdhëruar ata që t'i provokojnë forcat irakiane dhe me formimin e mburojës njerëzore përballë tyre, të krijojnë rrethanat për veprime të dhunshme. Strukturat e MEK më vonë publikuan disa video të cilat tregonin detajet e ngjarjes. Në kohën kur policia e Irakut ishte e detyruar të mbrojë jetën e banorëve të kampit, krerët e MEK shfrytëzuan këtë rast për ta mbushur me karburante makinën e tyre propaganduese.

Shumë ish-pjesëtarë të MEK, gazetarë dhe ekspertë të çështjeve të kulteve përgjatë shumë viteve janë duku punuar për t'i treguar botës shqetësimet e tyre në lidhje me pjesëtarët brenda MEK. Pjesëtarët brenda strukturave të MEK nuk bëjnë jetë normale, por ata janë të shtypur nga një sistem i skllavërisë moderne dhe pavarësisht vullnetit të tyre individual, atyre në mënyrë të vazhdueshme po u shkelën të drejtat themelore të njeriut. Këta persona kanë paralajmëruar Bashkësinë Ndërkombëtare që të jetë vigjilente përballë kërcënimeve të grupeve siç është MEK (Muxhahedine Khalk). Sistemet sektariste për ta ruajtur ekzistencën e tyre, përdorin pjesëtarët e tyre si mburojë njerëzore, ashtu siç ndodhi 13 vite më parë në kohën e arrestimit të Marjam Raxhavi nga policia e Francës, krerët e MEK në një reagim ekstremist, pjesëtarët e kësaj Organizate i detyronte që të vetëdigjen në mënyrë që sa më shpejtë dhe sa më seriozisht të dërgohet zëri i protestës kundër qeverisë franceze. Në këtë kuadër, janë vrarë dy persona dhe kanë mbetur të gjymtë disa persona të tjerë si pasojë e kësaj proteste jo njerëzore. Këto veprime ekstremiste saktësisht janë të barabarta me sulmet kamikaze të terroristëve të grupit ISIS në qytetin Samara të Irakut që padyshim këto veprime janë përgjigje protestuese e ISIS ndaj ngushtimit të rrethimit të qytetit Mosul.

Pjesëtarët e Organizatës Muxhahedine Khalk pas transferimit në Shqipëri, akoma janë duke u shfrytëzuar nga krerët e Organizatës. Sipas raportit të faqes informative "Iran-interlink", Organizata është duke blerë ose duke ndërtuar dyqane për fastfoode dhe qebaptore në Tiranë dhe po shfrytëzon pjesëtarët për administrimin e këtyre dyqaneve. Në asnjë mënyrë nuk duhet menduar se Organizata këto veprime po i bënë për punësimin e pjesëtarëve të saj sepse e vërteta është kjo që në asnjë mënyrë nuk i jep rëndësi faktit se pjesëtarët çfarë dëshirojnë dhe për çfarë kanë nevojë. Ata në çdo mënyrë mundohen që si të përfitojnë më së shumti nga shfrytëzimi i pjesëtarëve të Organizatës.

Sipas raportimit të "Iran-Interlink", këto mini-biznese i përkasin strukturave të Organizatës dhe nuk janë pjesë e ndonjë programi të caktuar për normalizimin e jetës së pjesëtarëve. Pjesëtarët e Organizatës Muxhahedine Khalk në kushte të skllavërimit modern në asnjë mënyrë nuk përfitojnë të ardhura  materiale nga puna që e bëjnë sepse nuk marrin rroga dhe përgjatë të gjitha viteve të anëtarësimit të tyre në Kultin Raxhavi, nuk kanë gëzuar të drejta të punëtorit.

Krerët e Kultit Raxhavi të cilët në Paris kanë jetën e tyre luksoze, deri në kohën kur ndonjë lajm ose aventurë nuk e ushqen makinerinë propaganduese të Kultit Raxhavi, nuk i japin kurrfarë rëndësi aspektit njerëzore të pjesëtarëve të Organizatës. Në të kundërtën në çdo çështje nëse realizohen interesat e tyre, aspektin njerëzor e sakrifikojnë për ambiciet e tyre.