Shqipëria mikpritëse e kreut të terroristëve
Lëkundjet në organizatën terroriste Muxhahedine Khalk pas largimit të pjesëtarëve të saj nga Iraku, ishin aq të mëdha saqë krerët e kësaj organizate nuk arritën të ushtrojnë ndikimin e duhur për të luajtur përsëri me ndjenjat e pjesëtarëve të këtij grupi terrorist.
Në këtë kuadër krerët e lartë të MEK nga vende të ndryshme të Evropës si nga Franca shkuan në Shqipëri. Në mesin e tyre mund të vërehen emra të njohur si Zahra Marikhi, zëvendëse e Marjam Raxhavi, Mahvash Sepehri e njohur me nofkën "Nasrin" e cila në vitin 1996 kishte arritur në një post të lartë por shumë vite ishte lënë anash, Mahdi Abrishamçi i njohur me emrin Bahman Teherani, ish-burri i Marjam Raxhavi, Muhamed Ali Xhabirzade Ansari, Muhamed Ali Teohidi, Sarvnaz Çitsaz, Mohsen Rezaij etj.. Megjithatë personat e lartpërmendur nuk arritën të shënojnë ndonjë sukses përballë këtij cunami që po shkatërron strukturat e organizatës terroriste MEK. Për këtë arsye Marjam Raxhavi në fund të muajit tetor ka shkuar në Shqipëri dhe është vendosur aty për një kohë të gjatë. Ajo atje ka organizuar disa takime të gjata disa ditore. Mbledhje e përgjithshme disaditore, mbledhja brenda strukturave për burrat dhe grat, ishin prej këtyre mbledhjeve të rëndësishme. Më datën 30 mehr të kalendarit iranian që përkon më 21 tetor dhe është përvjetori i emërimit të përhershëm të Marjam Raxhavi si presidente e vetëshpallur e këtij grupi dhe kjo ditë festohet për çdo vit nga pjesëtarët e kësaj organizate terroriste, këtë vit kjo festë u festua në Shqipëri në prani të Marjam Raxhavi në mesin e pjesëtarëve të krahut ushtarak të organizatës terroriste Muxhahedine Khalk. Në këtë ceremoni Marjam Raxhavi për të gjithë pjesëtarët e grupit terrorist MEK ka shpërndarë një emblemë prej bronzi të kësaj organizate si dhuratë për ata. Në mbledhjet e përgjithshme disa ditore, ajo u përqendrua në dy çështje të rëndësishme: revolucionin ideologjik dhe kthimin në këtë çështje se edhe pas 25 viteve kjo organizatë nuk ka arritur të kalojë paragrafin 5 në mënyrë të drejtë. Kjo do të thotë se është bërë një ndryshim i madh, 180 shkallë kundër çështje së vitit 1991. Thelbi i kësaj çështje është ky që nuk duhet trajtuar të kaluarën dhe punët e kaluara dhe problemet dhe gabimet e kaluara duhet harruar. Shkaku kryesor i diskutimit të ri është ky që krerët e kësaj organizate terroriste synojnë të dirigjojnë mendjen dhe vështrimet e pjesëtarëve të saj në atë mënyrë që ata të mos hapin dhe diskutojnë çështjet e kota të paraqitura që nga viti 1981 si çështja e luftës së armatosur, revolucioni ideologjik dhe çështje të tjera të paraqitura nga Masud Raxhavi në emër të çështjeve strategjike. Që nga ajo kojë të gjitha këto programe kishin dështuar dhe tani krerët e MEK mundohen të zbukurojnë këtë dështim në mënyrë që askush të mos mendojë rreth tyre dhe ato të harrohen plotësisht.
Marjam Raxhavi për këtë arsye aktualisht ka paraqitur një paragraf të ri të quajtur "Shprehje" i cili në realitet është zëvendësim i programeve ideologjike "Zero-Zero" të strukturave të kësaj organizate që zbatoheshin në të kaluarën. Sipas këtyre programeve, strukturat e kësaj organizate torturonin në masë të ashpër pjesëtarët e saj sidomos në kapitujt kryesor të programeve. Tani është e kundërta dhe pjesëtarët paraqesin problemet shumë thjeshtë dhe askush nuk merr masa të ashpra për zbatimin e programeve. Krerët e këtij grupi terrorist aktualisht paraqitën në atë mënyrë që askush nuk duhet të torturohet dhe të vuajë në këtë kohë. Në të kaluarën për gjëra të tilla, pjesëtarët torturoheshin në mënyra më të ashpra.
Çështje tjetër që Marjam Raxhavi synoi t'u japë si ushqim pjesëtarëve të kësaj organizate, është "Faza e re" e cila përfshinë sulmet politike për rrëzimin e sistemit shtetëror. Kjo do të thotë kthim 35 vjet mbrapa. Kjo saktësisht tregon se organizata terroriste Muxhahedine Khalk ka dështuar në të gjitha fushat si nga aspekti ideologjik, si nga aspekti politik dhe si nga aspekti strategjik. Të gjitha këto magji që demonstroi Marjam Raxhavi në Shqipëri për pjesëtarët e grupit terrorist MEK të cilat akoma vazhdojnë, janë vetëm për të ruajtur strukturat e kësaj organizate terroriste e cila është në prag të shkatërrimit.