Një ish-funksionar i DASH zbulon skandalet kundër grupi terrorist MEK
Daniel Beniamin, koordinatori për luftë me terrorizmin në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë viteve 2009-2012, në një artikull të publikuar në revistën "Politico", ka kritikuar prezantimin e disa figurave mbështetëse të organizatës terrorist Muxhahedine Khalk për postin e sekretarit amerikan të shtetit dhe për këtë arsye ka zbuluar skandale të papara në lidhje me këtë grup terrorist.
Faqja informative Parstoday njoftoi se Daniel Beniamin në fillim të artikullit ka folur për prezantimin e kandidatëve për të marrë postin e sekretarit amerikan të shtetit dhe funksione të tjera të larta në kabinetin qeveritar të Donald Trump dhe ka thënë: "Presidenti i ardhshëm i Amerikës ka zgjedhur opsionet e tij nga mesi i disa individëve të cilët kanë lobuar për grupin e pamëshirshëm, gjakpirës dhe të çuditur Muxhahedine Khalk". Ai në vazhdim vë në dukje të kaluarën e organizatës terroriste Muxhahedine Khalk (MEK) dhe thotë: "Duart e organizatës Muxhahedine Khalk janë të lyera me gjakun e disa amerikanëve dhe gjithashtu të disa mijëra iranianëve që ka vrarë kjo organizatë gjatë viteve 1980-1990 kur ishte shndërruar në një forcë të Sadam Husejnit".
Ish-funksionari i lartë i DASH më pas një prej figurave që kanë mbështetur më së shumti organizatën terroriste MEK, e prezanton Rudy Giuliani, ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut i cili ka marrë epitetin edhe si "kryebashkiaku i Amerikës" dhe aktualisht është paraparë si kandidat i mundshëm për postin e sekretarit të shtetit. Ai në lidhje me këtë shkruan: "Organizata terrorist Muxhahedine Khalk përgjatë shumë viteve ka paguar 20000 dollarë dhe ndoshta edhe më shumë vetëm për ndonjë pjesëmarrje të shkurt të Rudy Giulianit në takimet e saj ose për lobim në qarqet e ndryshme amerikan për ta hequr emrin e kësaj organizate nga lista e grupeve terroriste gjë që ndodhi në vitin 2012".
Ai në vazhdim të artikullit të tij vë në dukje edhe figura të tjera amerikane mbështetëse të organizatës terroriste MEK që janë prezantuar kandidatë për marrjen e funksioneve të ndryshme në kabinetin qeveritar të Donald Trump dhe shkruan: "Kryesisht materialet që publikohen në medie në lidhje me marrëdhëniet e Rudy Giulianit dhe mbështetësve të tjerë amerikanë të MEK me këtë organizatë terroriste, pohojnë se kjo lidhje ka ndodhur si rezultat i kureshtjes ose më së shumti si një lloj gabimi, sepse ky grup në vitin 2012 është larguar nga lista e grupeve terroriste e Departamentit Amerikan të Shtetit. Ky ish-funksionar i lartë amerikan në këtë artikull shton se në kohën e heqjes së emrit të MEK nga lista e organizatave terroriste të Departamentit Amerikan të Shtetit, vet ai ka qenë drejtor administrativ në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe kishte përgjegjësinë e vendimmarrjes në lidhje me heqjen e emrit të kësaj organizate nga lista e grupeve terroriste. Ai edhe pse akoma mbron vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, por beson se çfarëdo lidhje me organizatën terroriste Muxhahedine Khalk është shumë më e madhe se sa një kureshtje e thjeshtë.
Daniel Beniamin në vazhdim shkruan: "Hipokrizia që vërehet në qëndrimet e Rudy Giulianit deri diku është për tu çuditur. "Kryebashkiaku i Amerikës" e ka prezantuar veten si një figur kryesore në luftën me "terrorizmin të islamizmit ekstremist" dhe e ka vendosur në pikëpyetje patriotizmin e Barak Obamas, ndërkohë që ai ndjen se ulja në tyezën e terroristëve islamist-marksist të cilët kanë vrarë amerikanët, nuk ka kurrfarë problemi".
Ky ish-funksionar i DASH në vazhdim të artikullit të tij paraqet të kaluarën terroriste të organizatës Muxhahedine Khalk dhe paraqet vrasjen e mijëra qytetarëve iranianë duke përfshirë edhe funksionarë të lartë shtetëror si Ajetullah Beheshti dhe shkruan se emri i organizatës Muxhahedine Khalk është vendosur në listën e grupeve terroriste për shkak të këtyre veprimeve terroriste që ka kryer.
Daniel Beniamin në një tjetër të artikullit të tij flet edhe për sulmin ushtarak të Amerikës në Irak dhe dorëzimin e organizatës terroriste MEK dhe ndryshimin e detyrueshëm të metodës së saj nga veprimet ushtarake në veprimet politike.
Ai gjithashtu në një pjesë të këtij artikulli paraqet edhe shumat e mëdha të parave që organizata terrorist MEK u ka dhënë funksionarëve amerikanë për ta hequr emrin e kësaj organizate nga lista e grupeve terroriste. Ai shkruan: "Në Uashington paraja pastron të gjitha mëkatet... Siç duket organizata Muxhahedine Khalk me oferta të majme parash ka tërhequr vëmendjen e funksionarëve amerikanë për të marrë pjesë dhe për të mbajtur fjalime në takimet e saj".
Daniel Beniamin vë në dukje se organizata terroriste MEK ka bërë përpjekje të mëdha për të tërhequr edhe vëmendjen e tij dhe me një ofertë të majme është munduar ta blejë edhe mbështetjen e tij, mirëpo ai ka refuzuar këtë ofertë të tyre. Në lidhje me burimet financiare të organizatës terroriste MEK, ai shpreh dyshimet e tij dhe thotë se përkrahësit e këtij grupi pretendojnë se shpenzimet e grupit terrorist MEK sigurohen nga ndihmat e iranianëve në diasporë, mirëpo duke marrë parasysh se shumat e parave që ka paguar grupi terrorist MEK për mbështetësit e tij janë shumë të mëdha, ekzistojnë dy teori në lidhje me burimet financiare të grupit terrorist MEK: 1. Parat që Sadam Husejni i kishte falur këtij grupi terrorist dhe 2. Vendet arabe të Gjirit Persik që kanë armiqësi me Iranin mund të financojnë këtë grup terrorist.
Daniel Beniamin në fund të artikullit të tij shkruan gjithashtu se disa amerikan si Xhon Bulton akoma janë në këtë iluzion se organizata terroriste Muxhahedine Khalk mund të luajë rol të rëndësishëm në ndryshimin e sistemit shtetëror të Iranit, ndërkohë që gati të gjithë ekspertët dhe specialistët e çështjeve të Iranit kanë qëndrim të përbashkët rreth kësaj çështje se grupi terrorist MEK në Iran është plotësisht i urryer në Iran dhe askush në Iran nuk ka harruar shërbimet e këtij grupi për Sadam Husejnin ose vrasjen e qytetarëve iranianë nga ky grup terrorist.