Në Shqipëri transmetohet një mesazh i Masud Raxhavi!
Pas 2 nëntorit 2014, kur u transmetua një mesazh zëri që thuhej së ishte nga Masud Raxhavi, më nuk është publikuar kurrfarë mesazh nga ai. Mesazhi i dytë pas asaj kohe që thuhet është nga Maud Raxhavi, u transmetuar brenda strukturave të organizatës terroriste Muxhahedine Khalk në Shqipëri.
Më tetë nëntor u zhvilluan zgjedhjet presidenciale në Amerikë ku fitoi Donald Trump. Të nesërmen në mesin e pjesëtarëve të grupit terrorist MEK në kampet në Shqipëri, u transmetua një audio-mesazh që pretendohej se është nga Masud Raxhavi!
Pas një parathënie të shkurtër për rrëzimin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit dhe fitoret e organizatës MEK nga këto zgjedhje të Amerikës, mesazhi i Masud Raxhavi u citua në këtë mënyrë: "Vëllezër dhe motra! Zbatoni të gjitha udhëzimet dhe politikat e Marjamit me saktësi sa më të madhe dhe ndiqni ato në veprim. Nënshtrojuni plotësisht urdhrave të Marjami, konfirmojeni atë për çdo ditë. Motrat në Këshillin Qendror mbështetni në çfarëdo rrethana që të jetë dhe bëhuni përkrahës të tyre... Në këtë periudhë kohore çdo kush që ndahet dhe largohet nga Organizata, ka kryer tradhtinë më të madhe në histori dhe ky veprim konsiderohet tradhtia më e madhe dhe radhitet në shkallën e mëkateve të mëdha. Individë të tillë do të mallkohen nga populli dhe historia nëse në këtë periudhë do ta lënë vetëm Organizatën dhe Marjamin dhe Këshillin Qendror dhe të shkojnë pas një jete poshtëruese..."
Pikërisht në natën e asaj dite kur u transmetua ky mesazh që pretendohej se është nga Masud Raxhavi, pesë pjesëtarë të sektit Raxhavi deklaruan ndarjen e tyre dhe u bashkuan me grupin e të ndarëve.
Tani të gjithë pjesëtarët e organizatës terroriste MEK pohojnë se Shqipëria ka siguri dhe në çdo rajon ka siguri, për çfarë arsye Masud Raxhavi nuk vije që të mbajë një mbledhje me kamera vëzhguese?!
Në këtë mesazh të shkurt që pretendohej se është nga Masud Raxhavi, zbulohen të gjitha rrethanat e Sektit Raxhavi. Sëpari, ai menjëherë pas fitores së Donald Trump ka lëshuar një mesazh të tillë, a mund të ketë ndonjë kuptim të veçantë? Zgjedhjet presidenciale në Amerikë çfarë fitore kanë për sektin Raxhavi? Çfarë ka ndodhur që thekson se pjesëtarët e organizatës duhet të zbatojnë në përpikëri politikën e Marjam Raxhavi dhe plotësisht të jenë të nënshtruar përpara urdhrave të saj? Për çfarë arsye ai thekson që të gjitha strukturat e organizatës të mbështesin motrat e Këshillit Qendror? Për çfarë arsye ai konsideron se ndarja e pjesëtarëve nga organizata është tradhtia më e madhe e historisë?
Më e rëndësishmja është kjo që pjesëtarët e këtij grupi përballen me probleme dhe vazhdimisht protestojnë kundër organizatës, tani kur Shqipëria është e sigurte për MEK, për çfarë arsye Masud Raxhavi nuk organizon një mbledhje nën vëzhgimin e kamerave?
Disa orë më vonë iu dha përgjigja këtij mesazhi me arratisjen e pesë pjesëtarëve të cilët vulosen fjalët e Masud Raxhavit.