Policia shqiptare arreston dy muxhahedin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i36424-policia_shqiptare_arreston_dy_muxhahedin
Pjesëtarët e organizatës terroriste Muxhahedine Khalk u larguan nga Iraku, janë transferuar në Shqipëri.
(last modified 2025-09-04T21:16:49+00:00 )
Nëntor 26, 2016 20:15 Europe/Tirane
  • Policia shqiptare arreston dy muxhahedin

Pjesëtarët e organizatës terroriste Muxhahedine Khalk u larguan nga Iraku, janë transferuar në Shqipëri.

Krerët e kultit Raxhavi me këtë synonin që forcat e tyre të pastra dhe pjesëtarët e klasës borgjeze (militantët dhe të afërmit e shkallës së parë të krerëve) nga Shqipëria t'i transferonin në vendet evropiane.

Në lidhje me këtë, ata aktivizuan trafikantët që kishin në dispozicion për transferimin e pjesëtarëve që dëshironin. Nga ana tjetër, njësia për falsifikimin e dokumenteve të kësaj organizate, mori detyrë për rregullimin e pasaportave dhe dokumentacionit të duhur natyrisht të falsifikuar. Ata në këtë kuadër filluan bashkëpunimin me disa trafikantë të pasaportave. Kulti Raxhavi me këtë metodë arriti të largojë disa pjesëtarë të kësaj organizate nga Shqipëria drejt vendeve perëndimore.

Disa ditë më parë, dy funksionarë të lartë të organizatës terroriste Muxhahedine Khalk të cilët tentuan të largohen me pasaporte fals të shtetit shqiptar nga Shqipëria, janë arrestuar nga policia dhe u janë konfiskuar pasaportat false të tyre. Aktualisht M.A. ndodhet i arrestuar nga policia e Shqipërisë. Personi tjetër është arrestuar me pranga elektronike në kampin e organizatës MEK dhe nuk lejohet të shkojë në ndonjë vend tjetër.

Natyrisht se kjo nuk është hera e parë dhe me siguri se nuk do të jetë as hera e fundit që organizata terroriste MEK bënë dokumentacion fals për udhëtim. Deri më tani janë arrestuar disa persona që kryenin veprime të paligjshme siç është falsifikimi i dokumentacioneve të udhëtimi. Kur të arrestohen pjesëtarët e kësaj organizate terroriste nga organet policore, nuk guxojnë të pohojnë se Organizata ua ka dhënë atyre këto pasaporta dhe dokumente fals. Prandaj secili pjesëtarë, personalisht duhet të marrë përgjegjësinë për veprime të tilla të paligjshme sepse ky është urdhri i strukturave të MEK. Në raste të tilla organizata MEK i lë vetëm këta pjesëtarë dhe nuk ndërhyjnë për gjendjen e tyre në mënyrë që ligji të mos e akuzojë atë dhe krerët e kësaj organizate në mënyrë zyrtare mohojnë çfarëdo lidhje me këta persona.