Studenti ndërron jetë duke falur namazin në xhami
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i37141-studenti_ndërron_jetë_duke_falur_namazin_në_xhami
Një student i Ekonomisë në Prishtinë ka ndërruar jetë teksa falte namazin e avashmit në një nga xhamitë e kryeqytetit kosovar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 02, 2016 03:35 Europe/Tirane
  • Studenti ndërron jetë duke falur namazin në xhami

Një student i Ekonomisë në Prishtinë ka ndërruar jetë teksa falte namazin e avashmit në një nga xhamitë e kryeqytetit kosovar.

Alban Veliu, 24 vjeç, ndërroi jetë në xhaminë e “Katër Llullave” në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës (30 nëntor).

Mediat lokale shkruajnë se shkak mund të jetë bërë një infarkt në zemër. Alban Veliu ishte nga fshati Polac i Skenderajt dhe po studionte në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Lajmi është përhapur gjerësisht në mediat kosovare, ndërsa për besimtarët myslimanë kjo ka domethënie të veçantë.