Studenti ndërron jetë duke falur namazin në xhami
Dhjetor 02, 2016 03:35 Europe/Tirane
Një student i Ekonomisë në Prishtinë ka ndërruar jetë teksa falte namazin e avashmit në një nga xhamitë e kryeqytetit kosovar.
Alban Veliu, 24 vjeç, ndërroi jetë në xhaminë e “Katër Llullave” në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës (30 nëntor).
Mediat lokale shkruajnë se shkak mund të jetë bërë një infarkt në zemër. Alban Veliu ishte nga fshati Polac i Skenderajt dhe po studionte në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Lajmi është përhapur gjerësisht në mediat kosovare, ndërsa për besimtarët myslimanë kjo ka domethënie të veçantë.
Tags