Muxhahedinët e MEK dalin në mbështetje të terroristëve në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i37741-muxhahedinët_e_mek_dalin_në_mbështetje_të_terroristëve_në_siri
Disa prej anëtarëve të organizatës terroriste Muxhahedin-e-Khalk (MEK) në Gjermani janë ngritur në protesta në mbështetje të terroristëve në Siri.
(last modified 2025-09-04T21:16:49+00:00 )
Dhjetor 07, 2016 09:11 Europe/Tirane
  • Muxhahedinët e MEK dalin në mbështetje të terroristëve në Siri

Disa prej anëtarëve të organizatës terroriste Muxhahedin-e-Khalk (MEK) në Gjermani janë ngritur në protesta në mbështetje të terroristëve në Siri.

Agjencia informative e Arabisë Saudite thotë se pas thirrjes publike që ka bërë organizata MEK, anëtarë të kësaj organizate me qëndrim në Gjermani janë ngritur në protesta në mbështetje të terroristëve në Siri. Pjesëmarrësit në këto protesta të organizuara në Berlin kanë kërkuar t’i jepet fund rrethimit të Alepos dhe nisjen e dërgimit të ndihmave me medikamente dhe ushqime, si dhe ndërprerjen e sulmeve të ushtrisë së Bashar Asad dhe aleatëve të tij në Alepo. Në njoftimin e kësaj agjencie rreth përkrahësve të MEK thuhet: Pjesëmarrësit në protestën e Berlinit kanë kërkuar tu jepet fund sulmeve të egra të ushtarakëve të Bashar Asad dhe aleatëve të tij në Alepo. Sipas dëshmive të ushtarakëve të rrethuar në Alepo, ky qytet do të përjetojë tragjedi të madhe. Sulejman Hejdari një prej anëtarëve të këshillit kombëtar të rezistencës së Iranit ( grupi terrorist MEK) ka thënë: “ Rezistenca iraniane ashtu si në të kaluarën edhe tani mbështet dhe përkrah popullin sirian. Ne ndodhemi pranë njëri tjetrit dhe në të njëjtin bunker luftojmë kundër një armiku të përbashkët. Me anë të rezistencës dhe qëndresës së popullit sirian, do të arrijmë fitoren”. Folësit në këtë tubim kanë dënuar ndërhyrjen e Iranit në Siri. Njëkohësisht me këtë protestë të terroristëve të MEK, 223 organizata jo qeveritare anëtare të OKB kanë kërkuar organizimin e një takimi të jashtëzakonshëm të AP të OKB për ndërprerjen e sulmeve ilegale kundër civilëve në Alepo.