Shqipëri: John Kerry sjell terroristët, John Brennan paralajmëron rrezikun e tyre
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i38299-shqipëri_john_kerry_sjell_terroristët_john_brennan_paralajmëron_rrezikun_e_tyre
Pas “dhuratës” që John Kerry i dha Shqipërisë, kësaj here John Bernnan kreu i CIA-s amerikane ka paralajmëruar Tiranën mbi mundësinë e rrezikut të madh që i kanoset Shqipërisë nga prania e terroristëve të MEK në Tiranë.
(last modified 2025-09-04T21:15:56+00:00 )
Dhjetor 12, 2016 09:25 Europe/Tirane
  • Shqipëri: John Kerry sjell terroristët, John Brennan paralajmëron rrezikun e tyre

Pas “dhuratës” që John Kerry i dha Shqipërisë, kësaj here John Bernnan kreu i CIA-s amerikane ka paralajmëruar Tiranën mbi mundësinë e rrezikut të madh që i kanoset Shqipërisë nga prania e terroristëve të MEK në Tiranë.

Sipas ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, kreu i CIA-s amerikane ka paralajmëruar Shqipërinë se Donald Trump do të heqë dorë nga mbështetja për terroristët e MEK dhe do të jetë vetë qeveria shqiptare ajo që duhet të merret me sigurinë e brendshme dhe duhet të përballet me një grup i trajnuar ushtarakisht që nga koha e Sadam Huseinit. Më poshtë Fatos Klosi thotë: “ Vizita e beftë në Tiranë e kreut të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, (CIA), John Brennan, nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi kurrsesi nuk mund të ketë patur si qëllim diskutimi me zyrtarë të lartë të shtetit çështje të vogla dhe pa rëndësi. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në një prononcim për gazetën “Sot”, ka radhitur tre çështjet kryesore për të cilat kreu i CIA mendohet se ka ardhur në Tiranë. Sipas Klosit, një nga çështjet që mund të ketë qenë objekt diskutimi midis kreut të CIA dhe zyrtarëve të lartë të shtetit, është çështja e muxhahedinëve. Ish-kreu i spiunazhit shqiptar argumenton se Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se do të ndjekë një politikë të re, duke u përqendruar te rritja ekonomike brenda vendit dhe çdo vend anëtar i NATO-s duhet të kontribuojë financiarisht për të ruajtur veten. Në këto kushte, Klosi sqaron se Amerika nuk do të mbrojë më dhe as do të financojë për muxhahedinët. Sipas Klosit, ndryshimi i politikës amerikane, edhe për çështjen e muxhahedinëve, do të rrisë rrezikun e Shqipërisë nga Irani, pasi qeveria shqiptare mori përsipër të strehojë 3 mijë përfaqësues të opozitës iraniane, që ky shtet i cilëson terroristë. Nga ana tjetër ka rrezik dhe nga vetë muxhahedinët. “Një prej çështjeve të shumë diskutuara mund të ketë qenë çështja e iranianëve. Presidenti i ri amerikan do të acarohet me iranianët dhe iranianët do të rrisin ankesat ndaj nesh, pasi Shqipëria i ka marrë përsipër t’i strehojë. Kreu i CIA nuk vjen për gjëra të vogla. Vizita e tij në Tiranë është vlerësim për rolin e Shqipërisë dhe partneritetin me SHBA”, deklaroi Klosi”.