Pesë kërkesat e Kroacisë për Serbinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i38638-pesë_kërkesat_e_kroacisë_për_serbinë
Deputetja kroate në Parlamentin Europian Ruzha Tomashiq, pohon se Beogradi nuk është i gatshëm të zgjidhë çështje të hapura me Zagrebin në nivelin bilateral.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2016 20:51 Europe/Tirane
  • Pesë kërkesat e Kroacisë për Serbinë

Deputetja kroate në Parlamentin Europian Ruzha Tomashiq, pohon se Beogradi nuk është i gatshëm të zgjidhë çështje të hapura me Zagrebin në nivelin bilateral.

Për këtë arsye, ka thënë ajo, Kroacia nuk ka zgjidhje tjetër pos për ta bllokuar Serbinë në negociatat e saj për anëtarësim në BE. Në një bisedë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, ajo ka treguar se cilat janë kërkesat për plotësim të Kroacisë në mënyrë që Serbia të marrë pëlqimin për hapjen e kapitujve për procesin e mëtejmë negociues me BE- në.

Këto janë kushtet që Zagrebi i ka vënë Beogradit:

Të sigurojë të drejta për minoritetin kroat ashtu si i ka minoriteti serb në Kroaci,

Të zgjidhë çështjen e të zhdukurve,

Të kthejë arkivin e spitalit të Vukovarit,

Të kthejë trashëgiminë kulturore të grabitur,

Të shënojë llogoret e luftës për civilët kroatë dhe mbrojtësit në territorin e tyre.

E, ajo vetë thotë se nuk hamendet fare që të kërkohet dëmshpërblimi i luftës.

"Lufta është zhvilluar në Kroaci, në territorin e Kroacisë dhe Kroacisë i është bërë jashtëzakonisht shumë dëm e këtë Serbia përfundimisht duhet ta pranojë ", ka thënë Tomashiq . “Serbia deri më tash nuk ka treguar dëshirë që shpejt dhe në mënyrë efikase të zgjidhë asnjë nga këto çështje dhe Kroacia nuk ka zgjidhje tjetër pos të bllokojë negociata te saj”, ka përfunduar ajo.